Bukuritë që ‘po vret’ koha

Nga Besnik Bedollari –

Natyra dhe relievi natyror shqiptar mbetet ndër më të bukurit në rajon, i ndërthurur bukur mes maleve kodrinave dhe bregdetit. Kjo e bën të veçantë në llojin e vet dhe admirues për çdo turist që dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Por dalin në faktin se sa e duam dhe e respektojmë ne këtë bukuri natyrore të dhuruar?

Kjo mbetet një plagë e hapur dhe mentalitet i gjymtuar i komunitetit shqiptar në tërësi legalizuar nga paaftësia shtetërore në këto tre dekada të fundit. Pyjet kanë qënë masakra më e pamëshirshme që ka vazhduar me babëzinë arrogante të kontrabandistëve të shumtë. E nëse një fshatar i thjeshtë përpiqet me një mushkë për tu ngrohur, apo edhe për bukën e gojës, makineritë e rënda janë derdhur mizorisht për t’i gjymtuar këto pyje deri në agoni. Politikat shtetërore kanë qënë të vobekta dhe të pa fuqishmë për të parandaluar këtë fenomen tepër shqetësues. Shqipëria ka plot male madhështore, por në këtë rast po i referohemi malit Malamarë që ndan dy rrethet, Gramshin me Korçën. Dikur kishe zilinë dhe kënaqësinë të udhëtoje mes blerimit dhe fëshfërimës së flladit të lehtë të erës në pyjet e larta me bredh, ah, pisha e shumë bimë medicinale. Ndërsa sot ai vazhdon të poshtërohet e masakrohet. Kafshëve të egra u prishet reatia dhe qetësia, por më keq akoma po shkojnë drejt zhdukjes. Gjuetia pa kriter nga gjuetarë amatore dhe pa ndjenja njerëzore nuk kursejnë çdo gje u del para.

Nisu nga lepuri dhe derri i egër dhe deri te mbretëria e bukurisë, që është kaprolli. E nëse sot viziton këtë mal sheh para syve plagët që ka marrë. Ai rënkon, por duhen veshët ta dëgjojnë. Diku një rrugë e hapur rishtas nga fadromat dhe gjurmët e ifave L60, të cilat i janë qepur si macja trungut të pemës këryre pyjeve. T’i vrasin bukurinë, t’i marrin shpirtin dhe t’i ndalin frymën. Për të vrarë oksigjenin dhe gjelberimin që shëron stresin dhe largon në masë smogun dhe bakteriet e ndryshme në natyrë. Nëse ai jep shancet e forta për sesurse turistike me liqenet akullnajorë që ka në gjirin e vet, sot  duket qartë një mundësi e humbur. Kurorat e gjelbërimit dikur goditeshin nga rrufetë sot janë rrufe shkatërrimi nga dora e njerëzimit. Kushtet sociale apo shpesh abuzimet më të ashtuquajtura liberalizime ligjore shfrytëzimi po çojnë drejt agonisë së kurorës drusore të këtij mali. Doganat që kanë ngritur traun për shfrytrëzimin e tij janë në dy drejtime, nga Korça dhe Pogradeci. Guri i Kamjes mbetet dëshmimtari kryesor edhe pse hesht dhe nuk ka zë, për masakrën që ka parë ndër dekaga, si një roje i pamundur për t’i ndalur. Sot nuk po kuptojme, ose nuk duam të kuptojmë se po vrasim të ardhmen e natyrës. Duke vrarë florën dhe faunën, por dhe rrezikun real të herozioneve.

Nëse dje shteti mund të ishte i egër në disa drejtime, ai në kujtesë mbetet si më dashamirësi për mbështetjen që u dha pyjeve. Kohën ecin me hapin e tyre, kurse kujdesin dhe mirëqenien e bëjnë shteti dhe shoqëria. Rëndom në Shqipëri e hasim kudo shpërdorimin e pyjeve, ku ndërkohë në rajon nuk ndosh një fenomen i tillë. Pyjet kërkojnë ndihmë. Presin që dikush t’i dëgjojë dhe tu mjekojë në kohë plagët e hapura. Nevoja për dru zjarri është e pranueshme, por masakra e pyjeve pa kriter kurrsesi.

 

 

 

 

 

 

SHKARKO APP