Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin në çështje si cloud, pajisje dhe siguri kibernetike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale Gjeneruese (Generative AI)

Aktualitet E enjte, 10 Tetor 2024 15:22
Vodafone dhe Google zgjerojnë bashkëpunimin në çështje si cloud, pajisje dhe siguri kibernetike nëpërmjet Inteligjencës Artificiale Gjeneruese (Generative AI)
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vodafone dhe Google njoftuan së fundmi se do të ketë një zgjerim strategjik dhjetëvjeçar të partneritetit të tyre për të sjellë shërbime, pajisje e përvoja të reja televizive për miliona klientë të Vodafone në mbarë Evropën dhe Afrikën, mbështetur në Cloud të avancuar (Gen AI) dhe modelet Gemini të Google.

Kjo marrëveshje do të rrisë kapacitetet për të ruajtur materiale, sigurinë dhe asistencën në përdorimin e Inteligjencës Artificiale për klientët Vodafone në 15 vende, si dhe partnerët e saj në 45 tregje, teksa Google do të përdorë shërbimet fikse dhe celulare të Vodafone për të përmirësuar produktivitetin e fuqisë punëtore.

Margherita Della Valle, Drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Group, tha se: “Vodafone dhe Google do t’iu sigurojë pajisje dhe përmbajtje të gjeneruara nga AI miliona klientëve në gjithë botën. Falë këtyre shërbimeve, klientët mund të gjejnë mënyra të reja për të mësuar, krijuar e komunikuar, si dhe për të ndjekur programe televizive në një shkallë si kurrë më parë”. Nga ana e tij, CEO i Google dhe Alphabet, Sundar Pichai, shtoi se: “Partneriteti i zgjeruar me Vodafone do t’iu ofrojë akses më shumë njerëzve në mbarë Evropën dhe Afrikën në produktet dhe shërbimet më të avancuara të AI të Google, përfshirë modelet Gemini. Jam i lumtur që konsumatorët e Vodafone, bizneset e vogla dhe qeveritë, do të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe Google Cloud për të transformuar mënyrën se si punojnë dhe aksesojnë informacionin”.

Në fokus të partneritetit të Vodafone me Google është edhe aksesi i konsumatorëve në teknologjitë më të fundit hardware dhe dixhitale, duke përfshirë AI dhe aplikacionet e mbështetura në Cloud. Vodafone dhe Google do të punojnë së bashku për të përmirësuar e zgjeruar njëkohësisht gamën e produkteve e shërbimeve të disponueshme në dyqane dhe online, e cila bazohet te një përvojë e re klienti, rrënjosur te përfitimet nga AI.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, përmes këtij partneriteti synohet t’iu ofrohet klientëve të biznesit mbrojtje më e madhe kibernetike përmes një metode bashkëkohore të sigurisë kibernetike, e cila do të zhvillohet së shpejti duke përdorur platformën e Operacioneve të Sigurisë së Google Cloud. Platforma do të ofrojë suport në incidentet e sigurisë dhe menaxhimin e rasteve. Vodafone do ta përdorë gjithashtu platformën në zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme, që garantojnë më shumë siguri për klientët online.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu, të dyja kompanitë synojnë të promovojnë standardet universale të industrisë në fusha si siguria në internet, përdorimi i përgjegjshëm i AI, performanca e rrjetit dhe ndërveprueshmëria për të nxitur ekonomitë e mëdha të kenë efikasitet industrial, të shtojnë përdorimin e inovacionit dhe të përmirësojnë shërbimet publike. Nëpërmjet këtij partneriteti, Vodafone dëshiron të krijojë gjithashtu akses te më shumë njerëz në Cloud, në përmbajtje dhe ndërlidhjen që mbështetet tek AI.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 51 minutash
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

googleVodafone
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 36 minutash

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 51 minutash

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 1 ore

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 10 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 13 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 9 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 12 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.