Bullgaria përdor BE për influenca në Ballkan

Nga Marjana Doda-Ballkani, ky rajon i lakmuar që në lashtësi nga perandori të kohëve të ndryshme, ende është lakmi e pasardhësve të tyre. Lakmuar nga Perandoria Bizantine, nga Perandoria Bullgare e ajo Osmane, ende sot e kësaj dite nuk heqin dorë nga ndikimet dhe rivendikimet për tëashtuquajtura të drejta të tyre.Ndonëse turqit dalin hapur me tezat e neo-otomanisë  dhe grekërit deri në pretendime për territore të kohës së Bizantit, bullgarët  pa shumë zhurmë po futin çdo dite e me shume ” ujin nën rrogoz”  vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Politikanët shqiptarë, si gjithmonë të prirur të shiten deri në fund për hir të interesave të ngushta se sa për kombin dhe popullin e tyre, në rastin më të fundit ranë pre dhe të “grackës” bullgare. Duke qene se me  1 Janar 2018 Bullgaria morì Presidencën e rradhës të BE-së (hera e parë kjo për një vend Ballkanik), shqiptarët ëndërruan shumë se ajo do të ndikonte me rolin e saj nëçeljen e negociatave, por duket se u zhgënjyen, madje humbën.

 

Këtë Presidencë të rradhës bullgarët e shfrytëzuan më shumë në funksion të interesave të tyre se sa të vendeve që kanë nevojë për çeljen e negociatave për integrimin evropian. Nëpërmjet eurodeputetëve të saj Bullgaria shfrytëzojë momentin për të kërkuar status për pakicat e pretenduara në Shqipëri. Deputeti bullgar Anton Donchev kërkoi në një seancë parlamentare qëçështja e bullgarëve të Shqipërisë të bëhet çështje kryesore e shtetit dhe prioritet i presidencës së radhës së Bullgarisë në BE në vitin 2018. Sipas tij, numri i bullgarëve në Shqipëri arrinë në shifrën deri në 100 mijë. Ndërkohë, për këtë temë përveç politikës dhe shtetit bullgar, u angazhua dhe vetë Parlamenti Evropian ku nga europarlamentarë u përgatit letër e posaçme për parlamentin e Shqipërisë duke kërkuar njohjen e pakicës bullgar dhe të mbroheshin të drejta e bullgarëve etnikë në zonat e Prespës, Gollobordës dhe të Gorës.

 

Jo vetëm kaq, por këtij “oreksi”iu shtua dhe deklarata e k.min. Edi Rama i cili për agjensinë shtetërore bullgare do të deklaronte se;” Komunikimi me Bullgarinë do të vazhdonte dhe se interesat e bullgarëve në Shqipëri do të mbroheshin”. E gjitha kjo me shpresë se Bullgaria do të jetë aktive që deri në fund të qershorit të Presidencës se saj do të merrej vendimi për çeljen e negociatave për në BE.

 

Bëhet fjalë për një minoritet me identitet të dyfishtë, maqedonas apo bullgar, ku ndër vetë banorët e këtyre  zonave ka debat për këtë identitet dhe që ka futur në “sherr” të dyja vendet, por Bullgaria duke shfrytëzuar benefitet e të qenurit të saj  anëtare e BE-së që nga viti 2007, u krijojë favore popullatës së këtyre zonave me dhënie pasaportash nënshtetësie,me  zhvillime biznesi në zonën Shengen, në dhënie bursash studimi, etj,duke rritur artificialisht numrin e shtetasve bullgarë dhe duke rritur pretendimet se në Shqipëri ka një minoritet bullgar me dhjetra mijëra banorë. Shteti shqiptarë, dhe për më shumë vetë ministri Jashtëm Ditmir Bushati asnjëherë nuk qe prononcuar për pakicat bullgare, por Qeveria dhe Parlamenti shqiptar për hir tëçeljes negociatave nxituan për të miratuar propozimin bullgar.

 

” Pas 104 vitesh Shqipëria e njohu bashkësinë etnike bullgare”- do të shkruante k.min bullgar në facebook,  duke e konsideruar këtë me te drejte si sukses të diplomacisë bullgare.

 

Ky minoritet lidhet me sfondin historik me indeks demografik që në periudhën e ish-Perandorisë Bullgare tëCar Samuelit (976-1014), i cili u ngrit kundër Bizantit. Nën sundimin e tij bashkojë krejt Maqedoninë, që nga Selaniku e deri në vargmalet e Ballkanit, për ta zhvendosur me pas qendrën e shtetit Bullgar në Prespë e Ohër.Ëndërra perandorake u shtua dhe në Traktatin e Shën Stefanit, më 3 Mars 1878, ku Rusia kërkonte të krijonte një Bullgari të Madhe që të shtrihej në lindje nga Deti i Zi, në jug në detin Egje dhe në perëndim në vargmalet e Voskopojës, duke përfshirë krahina të Korçës, Pogradecit, Dibrës, etj.

Nisur nga ky kontekst i dikurshëm historik, Bullgaria kërkon të përfitojë kryesisht në dëm të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë për të njohur etninë e tyre si minoritet. Nisur nga këto kushtëzime, tashmë vota në BE po e humb vlerën e saj, po e humb vlerën e qyetetërimit, dhe po konvertohet në vlera ekonomike dhe zgjerim influencash kombëtare.

 

Të qënurit anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe në kufi me Serbinë dhe Maqedoninë, zonë e mbarsur me tensione etnike me tëcilat ka patur me parë marrëdhënie të vështira, pas luftës në Kosovë Bullgaria i ka shmangur me kujdes konfliktet duke qenë pjesë e kësaj organizate të fuqishme ushtarake, por pa harruar asnjëherë interesat e saj kombëtare.

 

Bojko Borisov , ky njeri që merr persiper gjëra të mëdha ,sikundër është integrimi iBallkanit Perendimor, po e luan shumë mire rolin e liderit rajonal,duke ia faturuar Shqipërisë të gjithë koston që si duket duhej “paguar” për ta prekur këtë integrim.

Bojko Borisov , i ashtuquajtur “Batmani”i Bullgarisë , e ka veshur këtë rol tashme edhe për  Ballkanin Perendimor .Fare qarte e shohim këtë “protagonist” në Samitin e Sofjes ,ku si mikpritesi i ketij samiti ai u mundua ti bëntë të gjithë pjesmarresit të ndihen të kënaqur, veçanërisht Kryeministrin e Serbisë dhe Kosovës.

 

Të gjithëe pamënë media se si  kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ndërhyri “miqësisht “ tek Kancelaria Merkel për një foto tëpërbashkët me lideret Thaçi dhe Vuçiq. Madje Borisov  shkoi tek presidenti i Kosovës Thaçi, i cili ishte në rendin e tretë, e mori me vete  duke e qortuar pse ishte aq periferik  dhe të gjithë ata u bashkuan për  një foto Merkel, Vuçiq, Thaçi, Borisov. Kjo foto do ishte arritja e Borisov në këtë samit.

Ndërsa për Shqipërine ,Bojko Borisov ka arritje edhe më të “lavdishme( që do të kthehen në fatkeqesi për popullin shqiptarë nese vertet implementohen). Akoma pa u zbehur ajo shija e hidhur e krijimit të minoritetit 8-të ,një tjeter kriter i është vendosur Shqipërisë nga Bullgaria ,sigurisht në emer të BE-së .

Në javen e parë të qershorit  Kryeministri i Bullgarisë gjatë konferencës për shtyp me k.m  Edi Rama, tha  se ka ende 2-3 vende që janë skeptike ndaj Shqipërisë dhe se deri në fund të muajit qershor kur të merret vendimi për hapjen e negociatave, duhet punuar me to. Me pas vjen ideja “brilante” e Borisov se :“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”. A thua nëpërmjet kësaj ne do t’ua ndryshojmë mendjen atyre 2-3 vendeve skeptike për  hapjen e  negociatave ?Kyështë kushti?

Duket që Borisov ka dalë garant iSerbisë , Kosovës,Maqedonisë,Shqiperisë për integrimin në BE duke siguruar që të gjitha këto shtete do fitojnë. Në të vertet i vetmi vend që po përfiton nëemer të tyreështë pikerisht Bojko Borisov.Ai po forcon vetem pozitat e tij dhe po mbron interesat e shtetit të tij.Por dhe për këtë nuk ka vend për kritike ,madje duhet ta marrin si shembul liderët tanë për të mbrojtur dhe ata interesat e vendit të tyre . Megjithëse Shqiperia është vend strategjik , fatkqësisht asnje nga liderat shqiptarë nuk e kanë përdorur këtë karte ashtu siç duhet për interesat e popullit shqiptare.

 

Duke qenë pjesë e BE-së, Bullgaria ( ashtu sikurse Greqia), po përfiton në kuadrin e presionit, të joshjes dhe nevojës së integrimit të vendeve te Ballkanit Perendimor, dukemarrë përspër pozitën e lideres për këto vende përballë anëtarëve të tjerë të këtij unioni. Ndoshta nëpër kancelaritë evropiane ajo ka bërë hapin e duhur për këtë proçes, porse haptazi për publikun shqiptarë nuk është bërë ndonjë nismë a deklaratë për këtë qëllim. E vetmja deklaratë e bërë publike është prononcimi diplomatik nëfaqen zyrtare të Presidencës Bullgare ku thuhet se: ” Kur flasim për një Evropë të Bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkani Perendimor ka nevojë për një prespektivë të qartë Evropiane dhe të lidhjes mes tyre dhe vendet anëtare”.

 

Në të njëjtën linjë do të ishte dhe prononcimi i k.min bullgar Bojko Borisov, i cili do të deklaronte se;” Ballkani ka qenë gjithmonë pjesë e Europës. Ne ndajmë të njëjtën kulturë dhe të njëjtat vlera. Ja pse është e rëndësishme që të gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor të kenë një prespektivë të qartë  për t’iu bashkuar unionit. Prej një kohë të gjatë Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia ishin jashtë agjendës së BE-së Ato janë tani prioritet i Presidencës Bullgare. Ne kemi inkurajuar çdo njërin nga këto vende dhe se anëtarësimi i tyre është i rëndësishëm në sigurinë e të gjithë Bashkimit  Europian”.

 

E megjithatë, përpos kësaj deklarate, fundi i Qershorit dhe bashkë me të fundi i Presidencës Bullgare po afron. Së paku për Shqipërinë, në përpjekjet e të dy kryeministrave sportistë,  të Edi Ramës-basketbollist dhe Bojko Borisov-karateist, duket hapur se loja është në favor të këtij të fundit, i cili i bëri ” kosh” Kryeminsitrit dhe Parlamentit shqiptar me njohjen e pakicës Bullgare në Shqipëri.

Dhe pse  i fundi  i Qershorit  po afron,  fillimi içeljes së negociatave duket larg. Dhe nëse ndodh kështu, dhe pse aq shumë e dëshirojmë, nuk ka si të ndodhë ndryshe në një vend me qeverisje monopartiake, me institucione shtetërore e drejtësi të paralizuar, në një vend që shëndërrohet lehtë në ” kosh” te riciklimit të plehrave, në “kosh” të riciklimit të terroristëve të ISIS,  në “kosh”  të riciklimit të narkotrafikut, korrupsionit e krimit të organizuar,  në një vend që shet detin dhe nacionalitetin.

Shqiptarët shpresojnë shumë nëçeljen e negociatave, dhe integrimit në familjen europiane por pa hequr dore  nga ajo që Zoti i ka dhuruar ketij vendi e dhe pa u” zhveshur nga vlerat dhe traditat që ka familja shqiptare . Nuk mund te biem pre e disa vendeve  që tashme  janë anëtare të BE-së dhe që kërkojnë ta shfrytëzojnë tëqenurit pjese e saj për interesa të tyre. Nuk kemi  pse të pranojme çdo kompromis për te qene pjese e saj,pasipër hir të së vertetës ballkani natyralisht është Europe.

SHKARKO APP