Burrat më thashethemexhinj se gratë? E tregon studimi

Si traditë, gratë janë konsideruar më thashethemaxhije se burrat, sepse kur bashkohen bashkë, kalojnë kohën duke folur për gra të tjera dhe për jetën e njerëzve me të cilët jetojnë.

Por, prova të reja sugjerojnë se nuk janë të vetmet që duan thashethemet.

Një sondazh, i kryer nga shoqëria e sigurisë digjitale ‘Kaspersky Lab’ ka nxjerrë rezultate të habitshme mbi raportin që njerëzit kanë me thashethemet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit, burrat janë më të kujdesshëm se gratë kur flasin për jetën e dikujt tjetër dhe shqetësohen më shumë për performancat e tyre në rrjetet sociale, si për shembull për komentet në foto.

Swiss Digital Mobile Reklama

16.750 përdorues të rrjeteve sociale u intervistuan në Brazil dhe në mbi 18 shtete.

Pjesmarrësit ishin 50% burra dhe 50% gra, ta gjithë mbi 16 vjeç.

Hulumtuesit kryen studimin mbi bazën e informacioneve të mbledhura nga përdoruesit se si silleshin në rrjetet sociale.

U pa se shumë përdorues u drejtohen rrjeteve sociale për të rritur egon e tyre dhe për t’u ndjerë më të vlefshëm dhe të pranuar në shoqëri.

Shumë rezultate tregojnë një mos përputhje në eksperiencat e burrave dhe grave në rrjetet sociale, si për shembull:

24% e burrave të intervistuar deklaruan se janë  më të shqetësuar për popullaritetin përsa i përket pëlqimeve në rrjet, duke kaluar 17 përqindëshin e grave.

Këto pëlqime nuk janë vetëm fotot, por gjithçka që mund t’u interesojë atyre që i shoqërojnë në rrjet.

Gjithashtu burrat janë më të prirur se gratë të hulumtojnë për informacione private mbi njerëzit nga të njohurit e tyre nëse prodhojnë më shumë rezultate në publikimet e tyre.

Të intervistuarve iu kërkua nëse kishin publikuar ndonjëherë informacione për kolegët që të merrnin më shumë pëlqime dhe 14% e tyre deklaruan se do ta bënin, në vend të 8% të grave.

Nëse informacionet kishin të bënin me shefat, përqindja zbriste respektivisht në 13% dhe 8%.

Kur bëhej fjalë për miqtë, 12% e burrave deklaruan se donin të publikonin informacione të rezervuara për të marrë klikime, ndërkohë që, vetëm 6% e grave ka deklaruar se janë të gatshme ta bëjnë.

Sipas psikologjisë, ajo që i motivon më së shumti burrat të kenë këtë lloj sjelljeje janë pasiguritë e tyre.

Klikimet që marrin falë publikimeve të tyre, i bëjnë të ndihen më të pranuar dhe të pushtetshëm, lidera të vërtetë. Diçka e tillë maskon dëshirën e vërtetë të tyre për të qenë të vlerësuar.

Të gjitha këto sjellje janë fryt i asaj që u duket interesante.

Pra, projektojnë llojin e vëmendjes që mendojnë se është si për ta edhe për të tjerët.

Një rezultat vërtet i habitshëm dhe një përgjigje shumë e mirë për të gjitha gratë që janë cilësuar si thashethemexhie nga burrat që i rrethojnë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?