“Burri im do t’i vërë fëmijës sonë emrin që ka zgjedhur ish-i i tij”

Një burrë ka vendosur që t’i vërë vajzës së tij, ende të pa lindur, një emër që ishte zgjedhur nga ish e dashura e tij dikur.

Rastin e ka treguar gruaja e tij e revoltuar në Reddit.

Me anë të një postimi, bashkëshortja e tij tregoi se ishte e tmerruar nga fakti që ai donte t’i vinte vajzës një emër të zgjedhur nga një grua tjetër.

Bashkëshortja e zemëruar tregoi se ai dëshironte që vajza të quhet Addie Mae.

Por, duke qenë se ajo kishte ende dyshime se burri i saj mbante kontakte me ishin, vendosi që t’i kontrollonte mesazhet.

Ajo zbuloi një mesazh ku shkruhej:

Nëse një ditë martohemi dhe sjellim në jetë një vajzë të vogël, a mund ta quajmë Addie Mae?”

Si duket, këto ishin planet që ata kishin para se të ndaheshin dhe tashmë atij i kishte mbetur peng.

SHKARKO APP