“Byzylyku i Veseve” – Gjetja e Amazon për të luftuar mbipeshën, duhanin, dembelizmin!

Sikur vetëm të kishim një person që vazhdimisht qëndron pranë nesh dhe na kritikon çdo herë që hamë diçka jo të shëndetshme,  ose edhe kur blejmë diçka krejtësisht të panevojshme dhe jashtë buxhetit tonë.

Në të vërtetë, kjo nuk përbën problem nëse kemi vetëkontroll, megjithatë, Amazon ka një gjetje interesante për të ‘zëvendësuar’ vetëkontrollin.

‘Pavlok’ është ‘byzylyku i veseve’ që ofron Amazon dhe thuhet se nëpërmjet tij mund të përmirësosh sjelljet, përmes stimujve negativë për çdo herë që bëjmë sjellje të padëshiruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Veset’ që ‘Pavlok’ supozohet ‘të luftojë’ janë humbja e kohës në internet, ngrënia e ushqimit në mënyrë të shpejtë, pirja e duhanit, gjumi i tepërt, apo ngrënia e thonjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krijuesit e këtij produkti e krahasojnë atë me helmimin në ushqim, pasi sapo fillojmë ta provojmë këtë të fundit, nuk i durojmë shijen dhe si për rrjedhojë nuk e dëshirojmë më.

Duke përdorur stimulin paksa të pakëndshëm, sipas krijuesve,  ‘Pavlok’ ndihmon në stërvitjen e trurit  për të kujtuar stimulin e pakëndshëm sa herë duam t’i shkojmë pas varësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?