Cakaj dhe Braçe i bëjnë ”bllok” ish-zv.ministrit: Kishin frikë se do merresha me ta

Ish-zv.ministri i Arsimit, studiuesi Taulant Muka u bë i njohur që pas denoncimit të plagjiaturave të punimeve shkencore dhe doktoraturave të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministra e drejtues partish.

Ndonëse e zhvillon karrierën e tij larg Shqipërisë, ai nuk nguron të komentojë zhvillimet dhe ngjarjet në vend. Ndryshe nga statuset e tjera, këtë herë Muka ka treguar se si në rrjetet sociale, tashmë një nga dritaret më të rëndësishme të komunikimit, i është bërë ‘block’ nga faqja e zv.kryeministrit Erion Braçe dhe ministrit në detyrë të MPJ, Gent Cakaj, para se ai t’i ndiqte online.

“Kontrolloj faqen ne instagram te Gent Cakaj, nuk me del asgje. Kontrolloj faqen ne instagram te Erion Braçe, serish nuk me del asgje. Une nuk di ti kem “folloë” (ndjekur) me pare faqet e tyre ne instagram, por mesa duket kaq shume frike kane patur qe do merresha me ta, sa me kane bere block perpara se une ti ndiqja . Sa rende qe jane, nje prerje te gjithe!”, shkruan Muka.

SHKARKO APP