Cakaj surprizon gazetarët në grup: A e kom më të mirë…? (FOTO)

Një “ngatërresë” ka ndodhur në grupin me gazetarët të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pasi zyra e shtypit ka dërguar informacione dhe foto lidhur me takimin e Gent Cakajt me homologun e tij holandez, Stef Blok, ministri i Jashtëm shqiptar ka komentuar diçka të sikletshme. “A kom handshake më të mirë?“-pyet Cakaj në grup. Pasi e ka kuptuar që ka shkuar në grupin e zyrës së shtypit, Cakaj menjëherë fshiu mesazhin e tij. Dhe më pas për arsye që ende nuk dihen Cakaj ndryshoi emrin e grupit nga “MEJP” në “STOP”. Pasi bëri gjithë këto ndryshime Cakaj vendosi që të dilte nga grupi duke mos u kthyer përgjigjie asnjë prej batutave të gazetarëve.

SHKARKO APP