“Çani i bën këto punë”, Kiço Londo tregon arsyen pse njerëzit kanë filluar ta quajnë “teatri i Kiços”
I ftuar në emisioni “Mos i fol shoferit” në TV Ora ka qenë drejtor i teatrit kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe regjisori i njohur Kiço Londo. Ai ka folur rreth teatrit dhe tregon arsyen pse quhet si teatri i Kiços.
Rudina Dembacaj: I dashur Kiço përse quhet teatri i Kiços?
Kiço Londo: Uhh! Nuk e di se ç’bën Çani , mbase kështu e mendon, tani ka filluar prap, “Turbina e Kiços”. Mesa duket Çani nga dashuria që ka për teatrin dhe duke parë që dhe unë jam një njëri që e dua fort teatrin. Nganjëher edhe mikloj për këtë gjë pastaj dua ta largoj këtë gjë. Teatri është i spektatorit , është i artistëve, është i taksapaguesve, i njerëzve që nuk duken dhe që janë me mua, njerezit e prapavijës e prapaskenës. Mendoj që është diçka që e ka venë Çani.
Rudina Dembacaj: Leje Çanin për një moment sa shfaqje ka vendosur Teatri Elsperimental ?
Kiço Londo: Për Teatri Eksperimental punojnë shumë njerëz, por nga shtatori i 2018 deri në korrik të 2019 janë dhënë gjithësej 484 shfaqje. Një shifër shumë e mirë. Shqipëria ka gjithësej 12 teatro kombëtar dhe kjo shifër është më e madhe se të gjitha shifrat të marra së bashku, këtu hyjnë shfaqjet , hyn publiku, hyn numri i artistëve të aktivizuar, hyn dhe numri i regjizorëve të huaj.