Cardin donte të investonte në Shqipëri por u refuzua nga Ramiz Alia

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Paris, Maxhun Peka ka deklaruar në emisionin ‘5 Pyetjet’ se stilisti i njohur francez, Pierre Cardin, ka propozuar që në vendin tonë të hapej një rrobaqepësi për firmën e tij të njohur.

Propozimi është bërë gjatë periudhës së komunizmit por sipas ambasadorit Peka, ishte Tirana e drejtuar nga Ramiz Alia që nuk e çoi përpara këtë projekt.

“Pierre Cardin, propozoi që të hapej një rrobaqepësi në Shqipëri. Rrobat e huaja iu vihej marka Pierre Cardin, megjithëse nuk u arrit kurrë asgjë. Ne bisedonim me Tiranën, por për të vendosur, vendoste vetëm Ramiz Alia. Kemi qenë besnik ndaj nenit të Kushtetutës”, ka thënë Peka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?