Ç’duhet të dini për ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit

21 marsi shënon fillimin e pranverës, po për shumë njerëz në botë është gjithashtu nisja e Sulltan Nevruzit, ose siç njihet ndryshe, Viti i Ri Persian. Ndonëse shumica e vendeve në botë e festojnë më 21 mars, në Shqipëri kjo festë festohet më 22.

Po çfarë është Dita e Nevruzit?

Novruz që ndryshe njihet si ( Nowrouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë “ditë e re” dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Në kalendarin iranian sot është dita e parë e vitit që daton gjithashtu me ikjen e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Novruzi festohet në Lindjen e Mesme, Azinë Qëndrore, Indi, Gjeorgji, Shqipëri etj.

Zakonisht kjo festë zgjat tre ditë. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë vizita tek njëri-tjeri dhe më pas kryejnë ritet fetare, të cilat këtë vit duhet të shmangen, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përsa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet. Njerëzit ndihmojë ata që janë në nevojë dhe sipas traditës besimtarët shpërndajnë qumësht dhe sherbet, që simbolizojnë pastrimin e trupit dhe shpirtit.

Ç’duhet të dini për ditën e shenjtë?

Në ditët e festës, bektashinjtë mbjellin lule në shtëpitë e tyre ose vendosin në hyrje të portave degë ulliri. Edhe pse në vendin tonë dita e Sulltan Nevruzit nuk festohet me të njëjtin intensitet si në vendet më lart, kjo ditë shënon pushim zyrtar në kalendarin tonë. Përveç kësaj, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk harrojnë ta festojnë duke shtruar tryezën me ushqimet simbol të 22 Marsit. Pjatat tradicionale të Nevruzit janë byreku me monedhën brenda, që sipas traditës, kush e gjen nga pjesëtarët e familjes e pret një vit i mbarë. Në tryezë nuk duhet të mungojë mishi i pjekur dhe sigurisht sultjash dhe ashure.

SHKARKO APP