Ceka-Hajdarit: Ke fjalime burgaxhinjsh, nuk t’i jep ambasada

Politikani Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘360 Gradë’ në RTV Ora u shpreh se fjalimet i Rudina Hajdarit ishin fjalime burgaxhinjsh.

Ceka: Sot Rudina Hajdari u mor me gruan e Presidentit dhe me burrin e gruas së Presidentit. Unë i di se kush i bën këto fjalim, janë fjalime burgaxhinjsh, nuk janë intelektualë dhe nuk mund të dalin nga ambasada amerikane. Burgaxhinjtë thonë jo gruaja, jo burri, jo kalamani.

Zheji: Do hysh në gojën e Rudina Hajdarit dhe pastaj i shkreti ti.

Ceka: Nuk e kam problem fare. Ne i kemi pasur ca përvoja të tilla. Edhe Ramiz Alia i kishte të gjitha numrat edhe tha kush do të rrijë në Shqipëri le të rrijë dhe kush do të ikë le të ikë. Ndodhi që në korrik iku një pjesë e popullsisë, po ata që mbetën e bënë përmbysjen.

SHKARKO APP