Çfarë duhet të hani në mëngjes për ta reduktuar ankthin dhe stresin
Më shumë se 40 milion amerikanë ose 18% e të gjithë popullsisë jetojnë me çrregullim te ankthit dhe për pasojë, kjo periudhë pandemie e ka rritur këtë numër.
Sipas “American Psychological Association” një në pesë amerikanë kanë pohuar se shëndeti mental ka qenë shumë më keq këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.
Përderisa nuk ekziston një kurë për ankthin, ekzistojnë shumë mënyra se si ta kalojmë atë, duke përfshirë terapi, medikamente dhe ndryshime të stilit të jetesës.
Lidhja në mes të ankthit dhe asaj se çfarë hamë ende nuk është kuptuar, dhe duhen ende studime të reja për ta konfirmuar këtë teori. Por shumë studime kanë treguar se disa përbërës ushqimorë siç janë vitamina B, zinku, magnezi dhe Omega-3 si dhe disa shprehi siç është ngrënia e vakteve të rregullta, gjumi i rregullt dhe shmangia e disa ushqimeve kanë një efekt shumë pozitiv në reduktimin e simptomave te ankthit.
Më poshtë janë disa nga ushqimet e duhura, me të cilat duhet ta nisni ditën nëse vuani nga ankthi:
Avokado– avokadot përveç shijes së mirë që kanë, janë të pasur me shumë fibër dhe yndyra të shëndetshme, magnez dhe vitaminë B6.
Vezët– vezët janë të përbërë nga disa minerale siç është zinku dhe acidi kolik, të cilat janë të lidhur me zvogëlimin e ankthit. Vetëm dy vezë përmbajnë 12 gramë proteinë, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak.
Jogurti– hulumtimet kanë gjetur një lidhje në mes të konsumimit të ushqimeve probiotike dhe reduktimit të ankthit social. Sipas ekspertëve, ekziston një lidhje e fortë në mes të lukthit dhe trurit, prandaj konsumimi i ushqimeve të duhura, që ndikojnë në shtimit e baktereve të mira në zorrë është një metodë e mirë e trajtimit të shëndetit të trurit.
Salmoni– ky lloj peshku përmban yndyra si omega-3, të cilat kanë rezultuar se i zvogëlojnë simptomat e ankthit, promovojnë hormonet e mira dhe e zvogëlojnë hormonin e stresit- kortizolin.
Tërshëra– është e pasur me karbohidrate dhe fibër, të cilat treten shumë lehtë dhe e balancojnë nivelin e sheqerit në gjak. Përpos kësaj, tërshëra është e pasur me magnez, kalcium dhe hekur.