Çfarë e shqetëson Princ Harryn lidhur me fëmijën e tij të parë

Princ Harry dhe Meghan Markle, po kalojnë një periudhë vërtetë emocionuese sepse janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Duka së fundmi ka folur hapur për faktin se mezi pret të bëhet baba. Por pavarësisht se në publik duket shumë natyral në sjellje me fëmijët, Harry ka dilemat dhe shqetësimet e tij lidhur me foshnjën. Një burim pranë pallatit mbretëror rrëfeu për “People” se shqetësimi i Harryt lidhej veçanërisht me botën se, ku do të rritet djali ose vajza që pritet të vijë në jetë.

“Si dikush që do të behët baba, jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë të përbashkët për ta bërë këtë botë më të mirë, më fleksibël dhe banorët e saj të ndërgjegjshëm për brezin e ardhshëm. E vetmja mënyrë për të përparuar nuk është t’ia lëmë mundësive, por ta ndryshojmë”, tha Harry në një deklaratë së fundmi.

Edhe më herët Harry është shprehur i shqetësuar për brezat e ardhshëm, por duket se tani është bërë dhe më i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

SHKARKO APP