Çfarë është “karrigia e shpirtit”? Ideja inovative për ata që duan të ulen këmbëkryq

Të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë këmbëkryq tanimë e kanë një zgjidhje! Një kompani amerikane ka dizajnuar disa karrige të veçanta të cilat i plotësojnë këtë dëshirë çdo njeriu me jetë sedentare.

Në fakt, ky ka qenë qëllimi kryesor i kompanisë në momentin e krijimit të këtyre karrigeve – stimulimi i lëvizjes dhe aktivitetit fizik, sado të vogël apo të papërfillshëm, përgjatë kohës që qëndrojmë ulur përpara kompjuterit.

Ka një rehati të pashpjegueshme nga qëndrimi këmbëkryq, me një problem të vogël, që këmbët fillojnë të mpihen pasi qarkullimi i gjakut ka qenë i ndaluar në atë zonë. Për shkak të kësaj, këto karrige të lejojnë pozicionin këmbëkryq por në një mënyrë të rehatshme dhe relaksuese.

“Karrigia e shpirtit”, siç kompania e ka quajtur, ka një çmim prej 975 dollarë. Në fakt, modele të ndryshme variojnë nga 575 dollarë deri në 1.200 dollarë. Mesa duket, kompania e ka të sigurt “suksesin”.

Pozicioni këmbëkryq, jo vetëm që është i preferuar nga një pjesë e madhe e njerëzve, por gjithashtu është një pozicion i mirë për ata që bëjnë joga ose meditim. Nga ana tjetër, në disa vende të ndryshme aziatike, të ulurit këmbëkryq është pjesë e kulturës së popullit.

Marrë nga: SCAN

SHKARKO APP