Çfarë është OFL, polici elitare apo show policor?

Të hënën  e 3 Shkurtit, dolën në terren për të zbatuar ligjin special të miratuar me shpejtësi nga qeveria, ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar, njësia special policore e quajtur OFL, Operacioni Forca e Ligjit.

Të maskuar me syze, kapele, veshje speciale, dhe të trajnuar për më se 6 muajsh, OFL do të jetë skuadra që do të luftojë kriminelët dhe pasuritë e tyre.

Kjo strukturë ka qenë ekzistuese në Policinë e Shtetit, por me krijimin e SPAK, do të zbatojë ligjin special të miratuar me akt normativ nga qeveria, e njohur si paketa Anti-KÇK, e cila ka efekt të përkohshëm dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama

Struktura e posaçme OFL parashikon kontrollin e pasurive të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale në vitet e shkuara, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në rastet e dyshimeve. OFL është në varësi të drejpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në këtë rast Ardi Veliu, dhe drejtohet nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale. Kjo strukturë, së bashku me drejtorin e policisë, merr fuqi ligjore që i lejojnë të anashkalojnë Prokurorinë dhe Gjykatën. Ajo ka ka në përbërje të saj punonjës të Policisë së Shtetit dhe ekpertë të fushave të ndryshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç aksesit në database-in e Policisë së Shtetit, OFL-ja ka akses në informacionin apo bazën e të dhënave të institucioneve publike, përfshirë sistemin TIMS. Në shënjestër paketës anti KCK janë të gjithë personat e dënuar apo që janë nën hetim për 44 vepra të rënda penale, ku përfshihen organizata kriminale, banda e armatosur, grupet kriminale, vrasjet, organizatat terroriste, rrëmbimet, pengmarrjet, trafiqet e armëve dhe të drogës, prostitucioni, vjedhjet etj. Njësia speciale e përbërë nga 50 oficerë do të nisë punën nga qytetet e mëdha, si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Elbasani.

Këtë të hënë aksioni anti-KCK nisi sekuestrot nga kompleksi “Golden” në Shijak, 3 shtëpi banimi dhe pikën e karburantit “Alti Oil 2008”, në pronësi të Altin Hajrit, i kërkuar për pengmarrjen dhe vrasjen makabre të Jan Prengës më 17 janar.

E më pas në Shkodër ku janë sekuestruar vila, toka e makina luksoze, të personave të dyshuar si të përfshirë në peng marrjen e Jan Prengës. Sipas ligjit anti-KCK, Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit urdhëron vendosjen e masës së sekuestros, nëse ka dyshime se pasuritë e subjekteve të ligjit anti KCK, janë siguruar në mënyrë të pajustifikuar, apo edhe kur kjo pasuri ka rrezik të tjetërsohet, të asgjësohet, të dëmtohet, apo transferohet.

Në rastin e masave personale, Policia duhet t’i drejtohet prokurorit brenda 24 orësh, ndërsa sa i përket sekuestros së pasurisë, duhet t’I referojë atij çështjen brenda 72 orësh nga nxjerrja e urdhrit. Para hyrjes në fuqi të aktit normative, asnjë nga këto veprime nuk mund të kryheshin pa autorizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës.

Marrë nga Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?