Çfarë kanë të përbashkët protestat e sotme globale ?
Javët e fundit, protesta masive kanë shpërthyer në vendet nga Libani në Spanjë deri në Kili. Të gjitha janë të ndryshme, me shkaqe, metoda dhe qëllime të dallueshme, por ka disa tema të zakonshme që i lidhin ato.
Edhe pse mijëra milje larg njëra tjetrës, protestat kanë filluar për arsye të ngjashme në disa vende, duke marrë frymëzim nga njëri-tjetri se si të organizojnë dhe përparojnë qëllimet e tyre.
Ja një vështrim se çfarë i lidh bashkë protestuesit në vende të ndryshme të botës:
Pabarazia
Shumë nga ata që protestojnë janë njerëz që kanë kohë që ndjehen të mbyllur nga pasuria e vendit të tyre. Në disa raste, një rritje e çmimeve për shërbimet kryesore ka dëshmuar irritimin e qytetarëve dhe daljen në protestë.
Rritja e çmimit të karburanteve apo të transportit ka bërë që qytetarët të ngrihen në demonstrata duke u përleshur me forcat e sigurisë dhe duke sulmuar institucionet qeveritare.
Shumë njerëz të zakonshëm thonë se ata po vuajnë nën politikat ekonomike të vendit dhe keq menaxhimit të qeverisë dhe se gjithë dëmi bie kryesisht mbi shtresat e ulta të popullsisë.
Korrupsioni
Pretendimet për korrupsion qeveritar janë në zemër të disa prej protestave dhe janë të lidhura ngushtë me çështjen e pabarazisë. Protestuesit argumentojnë se ndërsa ata po vuajnë nën një krizë ekonomike, udhëheqësit e vendit kanë qenë duke përdorur pozicionet e tyre të pushtetit për tu pasuruar.
Demonstruesit argumentojnë se kjo u ka lejuar udhëheqësve të abuzojnë me fondet publike për të shpërblyer veten dhe ndjekësit e tyre, dhe shumë më pak përfitime për shumicën e qytetarëve.
Liria politike
Në disa vende, protestuesit janë të zemëruar nga sistemet politike në të cilat ndjehen të bllokuar. Njerëzit e ngritur në protestë gëzojnë liri të veçanta dhe ekziston një ndjenjë e thellë frike se shteti dëshiron të ushtrojë kontroll më të madh mbi ta.
Ndër kërkesat e tyre, protestuesit tani dëshirojnë të drejta të plota universale, një hetim të pavarur për mizori të dyshuar të policisë dhe amnisti për demonstruesit që janë arrestuar. Këto taktika gjithashtu kanë frymëzuar aktivistët politikë në gjysmën e botës.
Ndryshimet klimatike
Shumë prej protestave janë të lidhura me mjedisin dhe ndryshimin e klimës. Aktivistë nga lëvizje të ndryshme kanë protestuar në qytete në mbarë botën, pasi kërkojnë veprime urgjente nga qeveritë. Protestat janë zhvilluar në vende përfshirë SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë, Austri, Francë dhe Zelanda e Re.
Të rinjtë në mbarë botën gjithashtu janë bashkuar në greva javore të shkollës, të frymëzuara nga aktivistja suedeze 16-vjeçare Greta Thunberg. Miliona adoleshentë muajin e kaluar u bashkuan në një grevë globale për klimën e udhëhequr nga nxënës shkollash.
/ SCAN