Çfarë mendojnë të rinjtë për arsimin? – Notat blihen, vetëm 1 në 4 i kënaqur

Pjesa dërrmuese e të rinjve shqiptarë shprehen se notat nëpër institucionet arsimore dhe universitetet e vendit blihen. Këtë e thotë Fondacioni “Friedrich Ebert” në studimin më të fundit për të rinjtë në Europën jug-lindore. Kështu, 77% e të rinjve të moshës 16-27 vjeç i përgjigjen me pohim pyetjes se `a janë dakord që ka raste që notat dhe provimet blihen në institucionet arsimore dhe universitetet e vendit të tyre?`. Në krahasim me raportin e kaluar, që i referohet viteve 2011-2015, vihet re një rënie e lehtë në këtë përqindje.

Në periudhën 2011-2015, 85% e të rinjve deklaronte se, notat dhe provimet blihen. Në krahasim me vendet e tjera të Europës jug-lindore ndërkohë, Shqipëria është e dyta për përqindjen më të lartë të shit-blerjes së notës, me Serbinë që zë vendin e parë, me një përqindje që fiksohet në 80%. Serbia përballet Kështu me një dyfishim të kësaj normë gjatë viteve të fundit, thotë raporti. Në Kosovë ndërkohë, përqindja e atyre që deklarojnë se ka raste të shitjes së notës, fiksohet në 62%.

Në drejtim të arsimit ndërkohë, Shqipëria mban një tjetër rekord rajonal, me vetëm 21% të të rinjve që deklarojnë se kanë bërë praktikë apo stazh gjatë shkollimit të tyre. Kjo është norma më e ulët mes vendeve të rajonit. Nga ana tjetër, sa i përket cilësisë së sistemit arsimor në vend, vetëm 26% e të rinjve shqiptarë shprehen të kënaqur. Bashkë më Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, kjo është ndër normat më të ulta në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?