Çfarë na pret gjatë verës? Mjeku: Imuniteti i tufës është arritur, të mos ulet vigjilenca
Pavarësisht se shifrat e të infektuarve janë shumë të ulëta dhe duket se jemi në fund të pandemisë, mjeku infeksionisht Gent Stroni apelon që të mos ulet vigjilenca.
Në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, mjeku tha se gjatë stinës së verës me ardhjen e emigrantëve dhe turistëve mund të kemi edhe futjen e mutacioneve të reja në vend.
Për këtë arsye ai bën thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm. Sipas Stronit imuniteti i tufës është arritur.
“Bashkë me emigrantët dhe turistët do të vijnë mes nesh edhe shtame të ndryshme. Të mos harrojmë që deri në këtë periudhë nëse e ke kaluar në gushtin e kaluar nuk ndodh që të mos riinfektohesh më. Këta persona përsëri mund të riinfektohen. Një trup që e ka kaluar patjetër që do e kalojë më lehtë. Por përbën përsëri një lloj statusi për këtë organizëm. Vigjilencën nuk duhet ta ulim. Imuniteti i tufës në mendimin tim është realizuar. Edhe vaksinat kanë dhënë efektin e tyre,” u shpreh mjeku.
Duke u ndalur tek rritja e ndjeshme e temperaturave, Stroni këshilloi qytetarët që duhet të jenë të kujdesshëm. Mjeku rekomandon higjienë maksinale dhe pritjen e lëngjeve.
“Një pjesë e ushqimeve që përdorin njerëzit mund të jenë të denatyrura shanset që të jen ë të prishura janë shumë të mëdha. Mbivendosja e baktereve do të jepte problematika në traktin tretës. Duke qenë se na duhet të jemi më tepër jashtë shtëpisë përdorim ushqime të shpejta të bëra jo në mënyrë profesionale, higjiena lë për të dëshiruar.
Çfarë fut në gojë duhet të jetë me higjienë maksimale. Duhet higjienë maksimale më tepër në verë sepse edhe duart krijojnë edhe vetë atë ngarkesën mikrobike. Duart duhet ti lajmë shpesh. Ekzistojnë disa lloj solucionesh që janë antibakteriale që mund të përdoren edhe për frutat.
Fëmijët dhe mosha e tretë duhet ët pinë lëngje. Ne kemi përdorur dhallë për tu freskuar, mund ta përdorim përsëri ka elementë të elektrolikës së humbur. Lëngjet e frutave kanë edhe koncentrate, nuk janë të dëmshme por sa më pak aq më mirë. Ose përdorim lëngjet e frutave të shtrydhura.
Nëse e ndjej veten jo komfort me shëndetin e përditshëm mund ti drejtohet strukturës më të afërt të ndihmës së shpejtë, te ambulanca e lagjes. Të bëjnë një përshkallëzim deri ku janë këto lloj problematikash. Kur kemi humbje duhet të bëjmë rehidrimin,” u shpreh mjeku. /abcnews.al