Çfarë ngjyre ka një pasqyrë?

Pasqyra është një objekt i cili ka një përdorim pothuajse të përditshëm për shkak se njerëzit duan të shohin reflektimin e tyre përpara se të dalin apo edhe në përdorime të tjera. Ndër më të përdorurat janë pasqyrat e shtëpisë , të makinave, dhe pasqyrat në përmasa të vogla që përdoren nga femrat.

Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë ngjyre ka një pasqyrë pas përballjeve të panumërta me të ?

Pasqyrat nuk janë më shumë se një xham i veshur me një fletë argjendtë qelqi me gëlqere. Kjo përzierje e gëlqeres është në fakt ajo që i jep ngjyrën e saj të vërtetë, e cila  është e gjelbër.

Në Grenada, në Spanjë, në vitin 2004, 2 studiues; Raymond L. Lee, Jr dhe Javier Hernández-Andres realizuan një eksperiment në një nga atraksionet më të njohura të Muzeut Shkencor i quajtur Tuneli Pasqyrë.

Në të ndodhet një pajisje që mban 2 pasqyra përballë njëra-tjetrës me 2 vrima të syve të prera për vizitorët e intriguar për të parë.

Studiuesit vunë re se kur reflektimi i pasqyrave kthehej mbrapa, provë e bërë mbi 50 herë në gjatësinë e valës mbizotëruese që mund të shihej dhe nga ana tjetër dukej që ngjyra dominuese ishte e gjelbërta.

Dhe vala e krijuar sipas ‘të fiksuarve’ të shkencës ishte 552-nanometra ose më shumë në mënyrë të paqartë diku midis 495 dhe 570 nanometra.

Edhe pse studiuesit vërtetuan ngjyrën e pasqyrës nëpërmjet eksperimentit mund të duket e paqartë pasi ne ngjyrën e pasqyrës e lidhim me shtresën e argjendit që ajo ka përsipër.

SHKARKO APP