Çfarë po ndodh me rrjetin 5G? A na duhet një rrjet i tillë i pasigurt?!

Nga Trashgim Sokolaj –

Diten e sotme ka pasur reagime te forta ne lidhje me rrjetin 5G qe do te aplikohet ne Shqiperi dhe per te cilin, ka te dhena paraprake, jozyrtare, se ka nje oferte kembengulese nga kompania kineze Huawei, nga e cila vendimarresit e Tiranes thuajse jane tunduar.
Ne fakt ky eshte nje shqetesim i shprehur edhe ne Britanine e Madhe, ne Gjermani e se fundi edhe Rumania ka nisur diksutimet per ta perjashtuar kompanine kineze Huawei nga rrjeti i saj i ardhshëm 5G.
Ne një deklarate të perbashket te nenshkruar ne Uashington nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump nuk permendet emri i Huawei-t, por thuhet se te dy udheheqesit “kerkojne te shmangin rreziqet e sigurise qe shoqerojne investimet kineze ne rrjetet telekomunikuese 5G”.
Ian Levy, drejtor i Qendres Kombetare per Siguri Kibernetike te Britanise se Madhe, gjate nje konference ne Londer, ka thene se “Huawei si kompani krijon gjera shume ndryshe nga kompanite perendimore. Siguria aktuale e pajisjeve te kompanise Huawei eshte me e keqe se ajo e kompanive konkurrente perendimore”.
Nderkohe me heret, Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, nuk ka lene asnje vend per dyshim kur ka pohuar gjate nje deklarate per CNBC se “kercenimi per te pasur sisteme kineze te telekomit brenda rrjeteve amerikane, ose brenda rrjeteve ne te gjithe boten, paraqet nje rrezik te madh, nje rrezik te sigurise kombetare”.
Por ceshtja nuk eshte vetem politike, apo gjeopolitike pasi ka edhe aspektin e saj praktik dhe teknologjik. Kompania kineze Huawei se fundi ka prodhuar telefonin e ri Mate 30, pajisja e pare e pridhuar pas perfshirjes se subjektit ne listen e zeze te SHBA.
Hedhja ne treg e ketij telefoni, eshte pershkruar me pasigurine perdoruesve per shkak te pamundesise qe ata te perdorin aplikacione te mbeshtetura nga sistemet operative dhe programs e kompanise amerikane Google. Me konkretisht telefonat e mençur te kompanise kineze Huawei nuk do te jene ne gjendje te shfrytezojne sherbimet e Google Mobile per te perdorur Play Store,dhe per te shkarkuar aplikacione si Gmail, Youtube ose Google Maps. Nje tjeter pengese qe po trajtohet ne bisedime pes Huawei dhe Google eshte edhe nderprerja e perditesimeve te sistemit operativ per telefonat e prodhuar para 2019.
Politika britanike eshte perfshire ne debate te forta lidhur me qasjen e kompanise kineze ne rrjetin 5G saqe Qeveria e ka shtyre per pas zgjedhjeve verdiktin perfundimtar per kete ceshtje.
Shqiperia nuk ka pasur ndonjehere rrjet 5 G, me shume se gjysma e shqiptareve kane telefona qe nuk e suportojne ate teknologji, por pyetja qe shtrohet eshte: A na duhet nje rrjet i tille i pasigurt?!

SHKARKO APP