Çfarë profesioni do kishte Mimi Kodheli nëse nuk do i ishte futur politikës

E ftuar në emsionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Mimi Kodheli foli edhe për jetën e saj private. Ajo është shprehur se në shtëpinë e saj është një grua si gjithë të tjerat që lan, pastron dhe hekuros.

E pyetur se si është dita e një politikane Kodheli u përgjigj se është e lodhshme.

“Është e mundimshme, nuk ësht e thjesht. Po flas për një person si puna ime që edhe pse udhëtoj dhe kam shumë angazhime, vazhdoj të gatuaj, të hekuros dhe të laj xhamat. Do  vazhdoj të insistoj në bërjen e gjërave në familje sepse familja është gjëja më e rëndësishme për mua, u shpreh Mimi.

E pyetur nëse nuk do i futeshe politikes çfarë profesioni do zgjidhte, deputetja u shpreh se në një jetë tjetër mund ta shihte veten si Rock Star.

Ditë e Re - Mimi Kodheli si rrokere familjen mos te ma prekë njeri

SHKARKO APP