Çfarë thonë dëshmitarët e Jehovait për vdekjen dhe ringjalljen

Vetëflijimi i familjes Josifi për të fituar ringjalljen, ka tronditur opinionin publik. Përmendja e besimit fetar dhe lidhja e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi me vetëflijimin, është shqetësues sepse në dogmën e tyre, dëshmitarët e Jehovait nuk predikojnë vdekjen.

Informacion i përgjithshëm:

Dëshmitarët e Jehovait i përkasin fesë së krishterë, por preferojnë të përdorin përkthimin e tyre të Biblës. Njihen për predikimin derë me derë, refuzojnë shërbimin ushtarak dhe transfuzionin e gjakut. Po kështu hedhin poshtë idenë e Trinisë së Shenjtë dhe nuk festojnë Krishtlindjen, Pashkën, ditëlindje dhe festa të ngjashme. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Zoti është Krijuesi dhe Qenia Supreme. Ata e shohin Perëndinë si Atin, diçka e padukshme dhe e ndarë nga i Biri, Jezu Krishti. Dëshmitarët e Jehovait besojnë se Perëndia duhet të dallohet me një emër të mëvetësishëm, Jehovah.

Si trajtohet vdekja:

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se kur njeriu vdes, qenia e tij pushon së ekzistuari. Kjo për shkak se Bibla e bën të qartë se qeniet njerëzore nuk kanë shpirt të pavdekshëm që mbijeton edhe kur trupi vdes. Të vdekurit nuk mund të mendojnë, të veprojnë ose të ndiejnë. “Të gjithë janë bërë nga pluhuri dhe në pluhur kthehen të gjithë” (Eklisiastiu 3: 19,20). Ata janë të mendimit se Ferri nuk ekziston si vend për të torturuar mëkatarët pas vdekjes. Një besim të tillë e argumentojnë me idenë se është kundër natyrës së Zotit që të torturohen njerëzit.

Si trajtohet ringjallja:

Sipas Dëshmitarëve të Jehovait, vdekja nuk është fundi i gjithçkaje. Njerëzit mund të mbahen mend nga Zoti dhe Ai t’i ringjallë. Në jw.org thuhet:

1. Zoti është Krijuesi i jetës. Bibla e quan Perëndinë Jehova «burimi i jetës». (Psalmi 36:9; Veprat 17:24, 25). Ai që i dha jetë çdo krijese të gjallë, pa dyshim, ka aftësinë t’ia rikthejë jetën dikujt që ka vdekur.

2. Perëndia ka ringjallur njerëz në të kaluarën. Bibla raporton tetë raste të njerëzve, të rinj e të moshuar që janë rikthyer në jetë në tokë. Disa kishin vdekur nga pak kohë, por njëri kishte kaluar katër ditë në varr. Gjoni 11:39-44.

3. Perëndia mezi pret të ringjallë përsëri.

SHKARKO APP