Çifti më i moshuar në botë feston 80-vjetorin e martesës
Çifti më i moshuar në botë që jeton në SHBA, John dhe Charlotte Henderson, do të festojnë 80-vjetorin e martesës së tyre. Siç raporton gazeta “Washington Post”, çifti John 106 vjeç dhe Charlotte 105 vjeçe janë të martuar që prej 80 vitesh dhe konsiderohen si çifti me kohën më të gjatë në botë që janë të martuar.
Çifti Henderson ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më i moshuar që janë në jetë, shkruan AA.
John dhe Charlotte janë njohur në vitin 1934 në universitet në Teksas ndërsa janë martuar në vitin 1939. Më 22 dhjetor ata do të festojnë 80-vjetorin e martesës së tyre.