Cilësitë e të qenit anëtar i BKH!

Nga Dritan Kaba –

Ambasada amerikane shtronte nje pyetje ne faqen e saj ne fb a e dini se çfare kushtesh duhet te plotesosh te jesh anetar i BKH? Une dhashe pergjigjen e meposhtme! Per te konkuruar ne BKH besoj se jane te njejta kushte si per SPAK. Te kesh qene spiun sigurimi, apo hetues dhe te kesh denuar te rinj antikomuniste.

Te jesh pasardhes i bllokmeneve ose prinderit ose te afermit me te ngushte t’i kesh pasur pjese te diktatures dhe te kene qene sa me shume akte kriminale ne karrieren e tyre. Te kene torturuar te rinj dhe akuzuar me te pa te drejte dhe prova te falsifikuara me qellimin te ushtrosh terror tek te rinjte e tjere.

Te pish kafe me Ulsiun ose me ndonje tjeter nga ata qe dine te vjedhin vota. Te dish te thithesh kokainen ose te tymosesh hashashin. Te mbyllesh syte para krimineleve, qe kane nga 7 vrasje dhe te fusesh ne burg fakiret per 5 mije leke drita.

Te akuzosh opoziten dhe te sajosh prova per drejtuesit e saj. Te nxjerresh te pafajshem te gjithe ushtaret dhe ministrin e Rilindjes per vjedhjen ne Unazen e Re ose tenderin e OST. Te nxjerresh te pafajshem te gjithe ata qe jane akuzuar per trafik droge me ish ministrin dhe kete te fundit ta demosh me akuze aq te dobet ne shkallen e pare, sa nuk ka gjykate apeli ta denoje.

Te manipulosh faktet dhe provat per drejtuesit e Rilindjes dhe te mos besh asnje hetim per to! Te zvarrisesh proceset sa me gjate qe te harrohen nga publiku.

Te besh kerkesa absurde gjoja sikur po heton ceshtjen si ne rastin e Bulqizes dhe ti e di, ashtu si edhe çdo femije i nente vjeçares qe me ato analiza nuk ka shkencetar te nxjerre perdorimin e droges. Te arrestosh ata qe para nja 10 viteve kane qene kryetare komunash dhe te mos arrestosh asnje ne Tirane Kruje dhe Durres pavaresisht ka pasur 52 te vdekur nga neglizhenca e qeveritareve.  Te kene cilesuar si te pranueshem nga ana morale, siç jane disa anetare, sipas OMN, ne KlGJ apo KLP.

Te jesh pjese e Sigurimit si oficer i saj ose hetues apo te kesh mashtruar me diplomen apo te kesh fahehur ngjarje kriminale qe te kane ndodhur me pare. ( Sa me shume veti te tilla te kesh, aq me i varur dhe i komandueshem dhe i nevojshem je) Te jesh si puna e kryetarit te KLP edhe djale komunisti qe ka marre ne qafe dhjetra familje por edhe kunat i ish Ministres se Rilindjes.  Te jesh siinspektori i KED, qe per te te emeruar duhet te shkelin edhe Kushtetuten  dhe duhet te kesh motren ish ministre dhe deputete. Ndersa ambasada fatkeqesisht as nuk denjoi te bente deklarate per kete emerim ne shkelje te Kushtetutes.

Te jesh si kryetarja e KLGJ qe eshte e zgjedhur me dore edhe e vetmja merite qe gezon, eshte ajo e te qenit pjese e financimeve te Fondacionit Soros.

Ne fakt te tre jane paguar me vite nga Sorosi. Kjo eshte edhe kerkesa kryesore besoj: te jesh sorosian, anti familje, anti komb dhe anti Zot! Motoja duhet te jete: Padroni i pari, jo Shqiperia dhe shqiptaret. Ata jane kaviet, ata jane te fundit. Besoj se ka edhe ca kushte te tjera por jane shume dhe po pertoj t’i shkruaj.

SHKARKO APP