Çmenduria e fundit, milioneri do të rikrijojë Fortnite në një ishull privat

Vitet e fundit, kemi parë çudira nga më të ndryshmet nga ana e njerëzve të pasur, të cilët nuk humbin kurrë shansin për të shpenzuar para’ në mënyra nga më të çuditshmet.

Çmenduria e fundit, duket se ia kalon gjithë të tjerave, madje nga mediat italiane është cilësuar si çudia e vitit.

Sipas saitit “Hush Hush”, një milioner, i cili preferon të qëndrojë anonym, do të rikrijojë eksperiencën e Fortnite në jetën reale dhe po kërkon një autor lojrash që mund ta ndihmojë në organizimin e eventit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si do ia arrijë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke transformuar një ishull privat në një skenar të përshtatur për llojin e ‘battle royale’ (lufta mbretërore), videolojëra të veçanta që parashikojnë luftimet deri në pikën e fundit të gjakut mes 100 personave, derisa të qëndrojë vetëm një njeri.

Iniciativa nuk parashikon se pjestarët duhet të vriten mes tyre, por do i japë çdo pjesmarrësi pistoleta ‘softair’ dhe armaturë të ndjeshme ndaj prekjes, të cilat do tregojnë kur një nga konkurrentët është goditur.

Fituesi i turneut do çojë në shtëpi një çmim prej 100 mijë stërlina.

Sipas projektit të milionerit, një ishull privat do shërbejë për këtë dhe do transformohet në ambjentin e përshtatshëm për “battle royal” për t’i dhënë jetë një gare që do zgjasë për tre ditë, duke vënë kundër njëri-tjetrit 100 pjesmarrës për 12 orë në ditë.

Gjatë natës, sfidantët mund të fushojnë për të rimbledhur forcat, pasi organizatori ofron kushte për qëndrim dhe banim.

Themeluesi i “Hush Hush”, Aaron Harpin, ka deklaruar se klienti i tij ka ndërmend ta transformojë këtë ide në një event të përvitshëm  nëse turneu rezulton i suksesshëm.

Autorët aspirant mund të dërgojnë  CV-të e tyre në saitin e Hush Hush.

Autorët që do përzgjidhen për lojën, do impenjohen në realizimin e projektit për gjashtë javë, gjatë të cilave do marrin 1.500 stërlina në ditë (me një total prej 45 mijë stërlinash).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?