Çmitizimi i minoritetit grek në Shqipëri
Nga Glevin Dervishi – Sot në Derviçan, në qendër të Dropullit, në një nga bashkitë më interesante të vendit që banohet nga minortiteti grek në Shqipëri.
Minoriteti grek është minoriteti më i madh, më i zëshëm, plotë ngjyra dhe më me ndikim në jetën shoqërore, historike, politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Shpesh në të dy anët e kufirit nëse i drejtohesh qytetarëve, medias, botës akademike, asaj politike dhe diplomatike për ti pyetur se si i shohin shqiptarët grekët apo e anasjellta, si dhe nësë i pyet se çfarë dinë mbi tema të caktuara të karakterit historik, politik, gjeografik gjen këndvështrime të ndryshme, të dhëna të ndryshme shpesh në kufijtë e miteve. Pjesë e këtyre miteve me ose pa dëshirë është bërë edhe minoriteti grek në vendin tonë, ndaj ka ardhur koha për të kryer një proces ç’mitizimi i cili është sa i nevojshëm dhe imediat.
Pëveç takimeve me miq të mirë e qytetar të denj të Shtetit Shqiptar nga minoriteti grek të cilët janë në shumicë dërrmuese në këto anë, një prej arsyeve që ndodhem sot në Dropull është fakti se në kuadër të procesit të ç’mitizimit do të sjellim së shpejti një paketë të plotë tepër interesante dhe shumë realiste për të gjithë ata që duan ta njohin siç është vërtet minoritetin. Minoritetin real grek, atë historikun që nuk është produkt i fabrikimit, të pandikuar nga individë, shoqata apo parti që për një grusht para apo vota më shumë, më tepër e kanë keqpozicionuar figurën e minoritarit në shoqëri sesa kanë mbrojtur realisht interesat e tyre, madje kanë prodhuar një ndjenjë nënvlerësuese të minoritetit historik përball atij të fabrikuar.
Përgjatë historisë diplomatike dypalëshe në mënyrë të vazhdueshme ka pasur një sërë përplasjesh dhe kontestimesh për trajtimin e minoriteteve respektive dhe atij grek në veçanti. Përplasje për liritë politike, gëzimin efektiv të së drejtës pronësore, forcimi i identitetit kombëtar, shifrat reale për vendbanimet, shkollat, censusi dhe regjistrimi i popullisë, të cilat janë përkthyer në përplasje shifrash.
Aspekti historik, baza ligjore, trajtimi i minoritetit që nga Statusi Organik i Shqipërisë i vitit 1913 e deri më sot, profili demografik, numri real i minoritetit, numri i nxënësve, shkollave, forca elektorale, diferencat mes minoritetit historik dhe atij të fabrikuar, investimet e Athinës në funksion të përmirësimit të jetës (vs) invesimeve për rritjen e ndikimit, numrin real të fshatrave të banuar nga minoriteti grek, konceptin e zonave minoritare, angazhimet e Shqipërisë që burojnë nga procesi i integrimit në BE dhe projeksionet për të ardhmen do të jenë në qendër të kësaj pakete.