Çokollata e zezë ka fuqi “magjike” mbi kancerin

Çokollata e zezë ka veti të cilat nuk njiheshin deri tani. Pas verifikimeve të shumta, shkencëtarët duket janë bindur se konsumi i saj mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit.

Magnezi që çokollata e zezë përmban është identifikuar nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh, përfshirë nga Universiteti i Kembrixhit, si çelësi i përgjigjes imune të trupit.

“Qelizat T” vrasëse janë arma kryesore e trupit kundër qelizave kancerogjene dhe eksperimentet laboratorike treguan se ato janë shumë efikase në një mjedis të pasur me magnez.

Autori i studimit, profesori Christoph Hess i Universitetit të Bazelit në Zvicër, tha se: Për të verifikuar këtë vëzhgim klinikisht te pacientët, tani po kërkojnë dhe mënyrat për të rritur nivelin e magnezit tek tumoret, pasi një gjë e tillë mund t’i luftojë ato.

Trajtimet e imunoterapisë kundër kancerit duket se kanë rezultuar më pak efektive në rastet kur në gjakun e tyre kishte nivele të pamjaftueshme magnezi. Çokollata e zezë rezulton e pasur me hekur, bakër, kalium, kalcium dhe fosfor, fibra dhe antioksidantë.

SHKARKO APP