Coronavirusi rrit kërkesat për maska kirurgjikale dhe dezinfektues duarsh
Frika nga coronavirusi që ka prekur Kinën bashkuar me ndotjen masive të ajrit që karakterizon vendet aziatike ka rritur kërkesat për maska mbrojtëse dhe dezinfektues duarsh. Fabrikat po nxitojnë të rritin prodhimin e maskave dhe dezinfektuesve pasi numri i infeksioneve dhe vdekjeve nga virusi i ri që u gjet për herë të parë në qytetin qendror kinez, Wuhan, është rritur.
Në disa pjesë të Azisë, veshja e maska kirurgjikale është bërë e detyrueshme, tani për tani, por në shumë tregje rradhët e blerësve janë të gjata madje shpesh hërë nuk gjenden këto produkte. Kërkesa është rritur me 80 përqind duke filluar me Vitin e Ri Kinez këtë fundjavë të kaluar, thanë autoritetet. Christine Yuuki, një turiste 25-vjeçare nga Hefei, në perëndim të Nanjingut, po bënte pazar në Tokio për maska për miqtë dhe familjen në Kinë.
“Në Kinë, maskat janë shumë të shtrenjta,” tha ajo, duke shtuar se një pako maskë kushton më shumë se 100 juanë (14 dollarë). “Ato janë më të lira këtu dhe më lehtë për t’u blerë.” Iris Ohyama, një prodhues i madh i mallrave shtëpiake dhe pajisjeve shtëpiake, tha të hënën se shitjet e maskave javën e kaluar ishin trefishuar nga një javë më parë.
Në Tajvan, po ashtu, qeveria tha që kishte maska të mjaftueshme dhe se kapaciteti aktual i prodhimit ditor prej 1.88 milion maska për fytyrën mund të rritet në 2.44 milion për të përmbushur çdo rritje të kërkesës. Përdorimi i përditshëm i maskave kirurgjikale, dikur të kufizuara kryesisht në Japoni dhe pjesë të Kinës të prekura nga stuhitë e mëdha të pluhurit ose smogut, është zgjeruar vitet e fundit, kryesisht për shkak të përkeqësimit të ndotjes së ajrit. Në Filipine, i cili nuk ka raportuar asnjë rast të virusit, shpërthimet e fundit të vullkanit Taal kanë bërë që shumë prej tyre të vendosin maska për t’u mbrojtur nga hiri.