Covid-19: Dy mënyra për të shmangur infektimin nga Covid në ambiente të mbyllura

Ventilimi i mirë mund të jetë çelësi për të shmangur infektimin nga Covid ndërkohë që vjeshta po afrohet dhe njerëzit do të kalojnë më shumë orë në ambiente të mbyllura

Për muaj të tërë na është thënë që të lajmë duart dhe të ruajmë distancën sociale për të tju shmangur koronavirusit.

Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se ne gjithashtu duhet të mendojmë për ajrin që thithim, teksa fëmijët do të rikthehen në shkollë dhe më shumë njerëz në zyra apo ambiente të tjera të mbyllura.

Ventilimi i mirë në dy mënyra.

1: Nëse ajri është mbytës, largohu

Kur jemi në një ambient të mbyllur dhe ajri ndihet i ndenjur, dmth mbytës, diçka nuk është në rregull me ventilimin dhe kjo rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.

Hulumtimet e fundit tregojnë se në hapësirat e mbyllura mund të ketë “transmetim ajror” të virusit – me grimca të vogla të Covid që mbeten në ajër.

Sipas rregulloreve të vendit të punës të vendosura para pandemisë, të gjithë duhet të marrin 10 litra ajër të pastër çdo sekondë, dhe kjo ka rëndësi më shumë se kurrë tani.

2: Kontrolloni kondicionerin

Nga zyrat apo dyqane, ajri i kondicionuar është i domosdoshëm në ditët e nxehta, por gjithmonë kontrolloni kondicionerin, saktësisht filtrat e tij

Në SHBA, studiuesit që po hulumtonin Spitalin Universitar të Shëndetit dhe Shkencës në Oregon zbuluan gjurmë të koronavirusit të bllokuan në filtra.

Profesori Kevin van den Wymelenberg, i cili drejtoi projektin, tha se pastrimi apo zëvendësimi I filtrave është domosdoshmëri.

SHKARKO APP