Covid-19/ Mënyrat se si virusi mund të përhapet në zyra

Në mbarë botën miliona njerëz kanë braktisur zyrat e tyre ndërsa qeveritë kanë dhënë urdhër që punonjësit të punojnë nga shtëpia. Këto masa janë një përpjekje për të pasur nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Ndalimi i punës në zyrë, nuk është vetëm një masë paraprake pasi zyrat kanë qenë dhe janë vendet kryesore për përhapjen e viruseve dhe baktereve.

“Njerëzit kalojnë pjesën më të madhe të ditës së tyre në zyrë, ku ndërveprimi i lartë me sipërfaqet e përbashkëta rrit sasinë e mikrobeve në sipërfaqe dhe në ajër,” sipas studiueses Krissi Hewitt.

Me fjalë të tjera, shumë nga zonat me prekje të lartë në zyrën tuaj mund të jenë vektorë për përhapjen e virusit. Dhe sa më shumë kolegë që i prekin ata, aq më i lartë është rreziku i kontaminimit.

Jonathan Sexton, një studiues në Kolegjin e Shëndetit Publik në Universitetin e Arizonës, zbuloi se vende të tilla si frigoriferë, doreza sirtarësh, doreza rubinetash, dorezat e dyerve dhe makinetat e kafesë kanë tendencë të kenë përqendrimet më të larta të mikrobeve. Zona që mban më shumë mikrobe, rezulton të jetë ajo e makinetës së kafes, e cila brenda dy deri në katër orësh, virusi mund të përhapet lehtësisht në 40% deri në 60% të punëtorëve, vizitorëve dhe objekteve përreth. Gishtat dhe tavolinat e ndotura janë një faktor, por rreziku më i madh për përhapjen e virusit është ajo që po transmetohet nëpër ajrit.

Nëse një person është i sëmurë, ai ose ajo mund të përhapë mikrobet përmes kollitjes dhe teshtitjes, duke prekur sipërfaqet ose duke patur kontakt të ngushtë me të tjerët. Ajri i zyrave gjithashtu mund të kontribuojë në përhapjen e mikrobeve. Hewitt thotë se në ambiente të mbyllura, jeta mikrobike qarkullon nëpër ajër dhe nëpërmjet sistemeve të filtrimit./scan

SHKARKO APP