Covid-19 përçan banorët e fshatit midis kufirit të dy shteteve
Në fshatin midis kufirit të Holandës dhe Belgjikës, që janë aq pranë njëri-tjetrit saqë kahet e kundërt të rrugës të secilit janë i përkasin dy shteteve të ndryshme. Teksa masat e ashpra të shtetrrethimit në Belgjikë kufizojnë banorët e pjesës belge që t’i kufizojnë lëvizjet e tyre vetëm për të blerë ushqime apo për të shkuar në farmaci, nga ana tjetër holandezët janë të lirë të shkojnë te këpucari, apo nëpër agjenci turistike në anën e tyre të fshatit.
Njëri prej dyqaneve madje kishte vendosur një shirit tek dera, për të treguar kufirin. Fshati dhe rrethinat pranë tij janë tërësisht brenda Holandës, por ka edhe 22 enklava belge që formojnë Baarle-Hertog dhe mes tyre 8 mikro enklava të tjera holandeze, të cilat i përkasin Baarle-Nassau holandeze.
Më 26 mars, Bashkimi Europian shënoi 25 vjetorin e marrëveshjes së Schengenitpor shumica e kufijve tokësorë sot janë mbyllur ose janë bërë subjekt i kontrolleve të ashpra të vendosura në përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirus. Autoritetet kanë mbyllur dhe qytetin kufitar Hoogstraten për të bllokuar disa prej rrugicave që të çojnë drejt kufirit bë mënyrë që të shmangin njerëzit që të kalojnë aty dhe t’i detyrojnë të kalojnë përmes rrugëve kryesore ku ndodhen dhe pikat e kontrollit të policisë.