Covid-19 rrit infertilitetin tek meshkujt, dëmton organet riprodhuese

Një pasojë e Covid-19 tek meshkujt është edhe infertiliteti. Virusi vdekjeprurës mund të ketë ndikim në organet riprodhuese mashkullore dhe infertilitetin mashkullor, sipas një artikulli të publikuar në revistën shkencore “European Urology Today”.

Studimi i realizuar nga mjeku Gjergji Semini për kongresin e 36-të “Europian të Urologjisë”, tregon se stresi oksidativ sistemik që krijohet nga Covid-19 mund të shkaktojë probleme me kapacitetin e organeve mashkullore.

Po ashtu është vërejtur edhe hipogonadizëm, pra një prodhim i ulët i hormonit të testosteronit ose spermës tek meshkujt e prekur nga koronavirusi.

SHKARKO APP