COVID/ Ja cili është ndryshimi mes maskave dhe cila ofron mbrojtjen më të mirë
Ajo çfarë dëgjohet më së shumti, që kur koronavirusi ‘pushtoi’ botën, është fraza “vendos maskën”. E ndërsa në fillim ishte e vështirë të gjeje një maskë, tashmë secili prej nesh mund të zgjedhë mes një morie modelesh.
Por nga ndryshojnë ato nga njëra-tjetra? Sigurisht që te aftësia për të filtruar ajrin që ne thithim.
Ndër maskat më të njohura që përdoren tashmë, janë të ashtuquajturat N95 dhe KN95.
E para është standardi amerikan, ndërsa e dyta standardi kinez, por kur bëhet fjalë për filtrimin e ajrit, të dyja maskat janë shumë të ngjashme.
Megjithatë, ekspertët që i studiuan, veçuan si më të mirë maskën N95.
“Janë padyshim më të mira sepse vulosin fytyrën, por problemi është se vijnë me një rrip që vendoset rreth kokës dhe kjo mund të shkatërrojë skalpin tuaj”, thonë ekspertët.
Sipas tyre, shumë nga ndryshimet e tjera kryesore janë edhe preferenca personale për përshtatjen, llojin e rripit, ngjyrën dhe madhësinë.