Covid ka zhdukur gripin?

“Shumë njerëz e konsiderojnë stuhinë dimërore këtë vit perfekte, madje një makth që mund të çojë shërbimet shëndetësore drejt limiteve pasi nga njëra anë do të përballemi me gripin dhe nga ana tjetër me valën e dytë të Covid-19”. Kështu e hap shkrimin e saj, e përditshmja britanike Daily Mail, e cila shton se gripi i thjeshtë në Britani u merr jetën 10 mijë personave çdo ditë.

Për këtë arsye, qeveria atje ka marrë masa që të nxjerrë programin më të madh për vaksinimin kundër gripit. 30 milionë njerëz, 20% më shumë se normalisht, do të vaksinohen këtë vit në Britaninë e Madhe.

“Megjithatë ka një problem, duket se gripi është zhdukur”, shkruan Daily Mail.

Mediat rendisin se një nga faktorët kryesorë është edhe shfaqja e koronavirusit. Shifrat e rënies së infektimeve me grip kanë rënë që prej Marsit. Pacientët atje nuk po testohen për grip dhe madje as nuk po dyshohen.

Ndërkohë shifrat për uljen e infektimeve me grip po ulen në të gjithë botën. Në Hemisferën Jugore, ku sezoni i gripit është gjatë muajve të verës, sipas informacioneve të OBSH-së nuk pati raste në ngritje. Në Australi, pati vetëm 14 raste pozitive me grip të regjistruara në Prill. Në të njëjtën periudhë një vit më parë ishin regjistruar 367 raste të reja.

Në Qershor, atëherë kur ishte kulmi i sezonit, Australia nuk shënoi asnjë rast me grip. Mes Prillit dhe Tetorit vitin e kaluar në Kili ishin regjistruar 7000 raste me grip, ndërsa këtë vit vetëm 12 raste.

Që kur u përhap Covid-19 në Britani ka pasur vetëm 767 raste me grip. Vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ishin regjistruar 7 000 raste.

Por ku ka shkuar gripi? Dhe çfarë mund të ndodhë në dimër?

Ekspertët kanë disa teori. Një prej tyre është që rastet e gripit nuk janë zhdukur fare, por regjistrohen si Covid-19. Skeptikët thonë se testet e Covid janë të paafta që të bëjnë dallimin mes koronavirusit dhe gripit. Mirëpo sipas ekspertëve nuk shanse që të mos bëhet dallimi pasi sëmundjet shkaktohen nga viruse të ndryshme.

Një tjetër teori sugjeron që virusi Sars-CoV-2 ka “grumbulluar” virusin e gripit pasi është përhapur në të gjithë botën. Kjo teori ka gjetur mbështetjen në Twitter. Sipas njerëzve kur një individ është i infektuar me një virus, ka më pak të ngjarë të infektohet nga një tjetër gjatë asaj kohe për shkak të ‘ndërhyrjes virale’.

Megjithatë nuk dihet se çfarë do të ndodhë në kohën kur gripi do të jetë në kulmin e saj. Disa theksojnë se vdekjet nga gripi mund të zvogëlohen sepse shumë prej të prekurve dhe të moshuarve tashmë janë infektuar me koronavirus. Por gripi mbetet një rrezik shumë real për britanikët.

SHKARKO APP