Credins mbështet agrobiznesin

Credins Bank zhvilloi një takim në qytetin e Roskovecit ku mirëpriti më shumë se 50 fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri dhe qytete të tjera të vendit. E pranishme në këtë takim ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila përgëzoi Credins Bank për nismën e marrë në mbështetje të agrobiznesit.

Gjatë eventit, përfaqësuesit e Credins Bank informuan fermerët mbi mundësitë dhe procesin e kredive për agrobiznesin si dhe ofruan konsulencë për mënyrën e aplikimit.

Credins i dha vëmendje të veçantë njohjes se fermerëve me njëri-tjetrin, duke nxitur në këtë mënyrë interesat e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banka, do të vazhdojë iniciativën e ndërmarrë për mbështetjen e agrobiznesit dhe në muajt e ardhshem do të organizojë takime mes fermerëve në zona të tjera të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Credins Mbështet Agrobiznesin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?