Dalin në ankand sendet personale të Prince

Fansat e të mrekullueshmit Prince kanë kohë deri më 21 korrik për të përvetësuar një ose më shumë objekte që i përkisnin “kukudhit” të Mineapolis-it. Sendet e tij personale kanë dalë në ankand nga Heritage Auctions, në sait, ku blerësit kanë mundësi t’i shohin objektet që i përkisnin artistit të famshëm. Mes sendeve me vlerë gjendet edhe kopia origjinale e këngës ‘Purple Rain’ që mbante vetë artisti dhe shitet me një ccmim prej 1.500 dollarësh. Përsa i përket Biblës së tij (Prince ishte një dëshmitar i Jehovait), ajo nis nga 3.500 dollarë. Në koleksion, i cili ka dalë në shitje nga ish truproja e tij, nuk mungojnë veshjet, xhevahiret, aksesorët dhe biletat e koncerteve të tij. Gjithashtu në ankand është edhe një kostum blu mëndafshi i cili ka një ccmim që fillon nga 10 mijë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?