Dashuri në kohë koronavirusi! Martohet çifti kosovar, puthen me maskë para fotografit
Një çift nga Kosova ka vendosur të realizojë setin e tyre të fotografive pikërisht në këtë periudhë koronavirusi, ku të gjithë duhet të izolohen brenda në shtëpitë e tyre.
Tematika e këtij set ishte Koronavirusi.
Fotografi Agon Gjinofci ka postuar fotot e çiftit në “Instagramin” e tij dhe shkruan: “Dashuri në kohë Korone”.
Çifti i ri nuk ka respektua asnjë nga rregullat që duhet t’i zbatojnë të gjithë për të shmangur infektimin me koronavirus. Ata shfaqen me maskë në fytyrë dhe kanë realizuar edhe një foto duke u puthur me maskat e vendosura.