Dataizmi, feja e të dhënave

Nga Myslim Pasha*

  1. Prolog i hapur nga protesta e studentëve

Ndërsa protesta e studentëve ende po vijon, m’u kujtua ajo ditë e cila kish ardhur pas një erupsioni që kish ndodhur në Departamentin Arkitekturës të UPT të disa studentëve të cilët ishin revolutuar për tarifat. U desh vetëm njëri prej tyre që i ra në mend për demokracinë dhe lirinë e atij momenti inspirues dhe drithërues. Ai u ul e shkroi një mesazh në facebook pastaj në rrjete të tjera, pastaj rrjeti u zgjerua si një një reaksion zinxhir.’ Kështu u shkëndijua Protesta aq e ndryshme nga organizimet politike partiake, tradicionale. Në kushte të sotme të të të dhënave të komunikimit, regjistrimit dhe shpërndarjes së tyre, të nesërmen studentët nga kjo rrjedhë iformacioni dolën në protestë, habitën gjithë bashkësinë, përjashtuan nga rrjedha e tyre, ndërhyrje politike dhe kërkuan një objektiv, sikur ta kishin shkruar vet atë algoritëm proteste se çfarë do të arrinin. Kjo që po e përcjell tek ky prolog është diçka fare e thjeshtë, po të krahasohet me të sotmen, se çfarë ndodh me bazën e të dhënave që çdo student e di shumë mirë, ç’po ndodh me inteligjencën artificiale e cila po e tejkalon trurin njerëzor.

  1. Dataizmi

Dataizmi është një term në filozofinë e sotme e krijuar përmjet zhvillimit të të Dhënave një ideologji në përhapje sipër, në formën e një feje ku ‘rrjedha e informacionit’ konsiderohet një ‘vlerë superiore’ duke arguementuar se të gjitha strukturat konkurruese politike ose shoqërore mund të vlerësohen si sisteme të përpunimit të të dhënave. Dataizmin si ide e ka nismuar Yuval Noah Harari,  shkencëtar historian, autor bestseller “ Sapiens” dhe sëfundi “ Homo Deus”. Të Dhënat e Mëdha dhe algoritme kompjuterike mund ta interpretojnë të gjithë specien njerëzore si një sistem të vetëm të përpunimit të të dhënave, me bashkësinë njerëzore dhe individët e saj. E gjithë historia njerëzore mund të lexohet si një proces i përmirësimit të efikasitetit të këtij sistemi duke rritur numrin dhe shumëllojshmërinë e procesorëve / çipeve (njerëzve) në sistem, duke rritur numrin e lidhjeve ndërmjet përpunuesve. Përmjet këtij sistemi “rritet rrjedha e të dhënave duke u lidhur me sa më shumë mediume ” duke krijuar bindjen se liria e informacionit është e mira më e madhe e Njerëzimit. Kjo është një sfidë ekzistenciale ndaj ideologjisë morale dominuese, të Humanizmit, e cila i sheh ndjenjat njerëzore si autoriteti i fundit në botë. Kësillojshëm epërsia do të zhvendoset nga njerëzit, tek algoritmet.

Fara e të dhënave u mboll kohë më parë, kur njerëzit mësuan se si të kalojnë informacionin nga një person në tjetrin. Kur filloi së pari përhapja në të gjithë globin, komunikimi ishte i kufizuar në grupet e vogla Por, me ndihmën e bujqësisë dhe të parave, ato grupe u rritën shumë dhe filluan të lidheshin me grupe të tjera për të tregtuar informacione dhe burime. Shpesh e imagjinojmë se demokracia dhe tregu i lirë fituan sepse ishin” të mira “. Në të vërtetë, ata fituan sepse përmirësuan sistemin global të përpunimit të të dhënave.

 

  1. Dataizmi, feja e të dhënave

Qënia njerëzore ka diçka të përjetshme, që ashtu e ngjizur qendron e pandryshuar gjatë gjithë jetës. Evolucioni përmes të cilit kemi ardhur gjer në ditët e sotme, ka të bëjë me ndryshimin që ka ndodhur në rrjedhë të historisë njerëzore. Ndjesia e dhimbjes, e kënaqësisë, e zëmërimit, urrejtjes dhe dashurisë aty dalin e aty zhduken. Rrjedha e vetëdijes njerëzore përbëhet nga shumëllojshmëria e përvojave pafund. Psikika njerëzore si dhe përvoja mendore, është një kompjuter që përpunon të dhënat. Ne ndodhemi mes botëve virtuale pafund dhe realiteti është i pavaruar. Gjithësia, gjithashtu është e lidhur me përvojën njerëzore e cila është burimi i epërm i autoritetit dhe i domethënies së secilës qënie njerëzore. Numëri i botëve virtuale është në pafundësi. Ndërkaq realiteti mbetet i pavarur. Siç po e shikojmë përditë inteligjenca artificiale po e tejkalon njerëzoren. Ringjallja e e kujtimeve, rrëfimi historive, vendimarrjet, mbeten monopol i një qënieje shumë të ndryshme brenda nesh. Ajo tërheq vijat e së shkuarës dhe na krijon një hartë rrugore të së nesërmes. Ndërkaq mendja jonë vijon të jetë një hapësirë e pashkelur. Algoritmet njerëzore përbëhen nga gjenet dhe prej gjithë trysnisë mjedisore, rrotull. Studime të thella e komplekse po tregojnë se njerëzit nuk duhet ta shohin veten e tyre si qënie të mosvarme, që e jetojnë jetën sipas dëshirës së tyre, por si një tërësi mekanizmash biokimike. Ka ardhur koha, të kuptojmë se njerëzit e kanë përmbushur detyrimin e tyre kozmik dhe duhet t’ua lënë stafetën qënieve të tjera, duke përmirësuar njeriun dhe mendjen e tij, tiparet fizike duke shkuar drejt Njeriut Superior. Historia na rrëfen se si u krijuan Perëditë, korporatet , shkrimi, paraja , ndarja e atomit, shkuarja në Hënë dhe në Mars. Socializmi pushtoi pjesën më të madhe të botës duke duke premtuar shpëtimin, mirpo ky shpëtim po vjen nëpërmjet algoritmeve të gjenave, për të realizuar qëllimet e tij, për lumturinë paqen dhe përjetësinë jo me ndihmën e qënieve të mbinatyrshme qiellore. Ka ardhur koha për një revolucion të dytë dhe Njerëzimi kërkon që të bëhet mbret i Galaktikës. Ne jemi në një ishull të izoluar si brenda një misteri. Shohim shumë pak dritë në spekrtin elektromagnetik, vetëm 10 % dhe s’mundemi dot të hasim infra të kuqen, ultravioletën, rrezet X, gamma, mikrovalët etj. Ndërsa lakuriqët e natës përjetojnë botën përmes ecolokacionit, …thirrjeve tepër të shpejta, me frekuenca shume të larta, përtej hapësirës valore që mund të rrokë veshi i njeriut. Si do të jetë mendja jonë e ardhme? Kur dëshirojmë të dëgjojmë zërat e vetvetes përmbytemi nga zhurma e dëshirave dhe njeriu mbytet nga makthet dhe mizoritë që ka kryer.

  1. Ç’po ndodh me inteligjencën artificiale

Jo vetëm sistemet tona ekonomike dhe politike janë algoritmike! Të dhënat thonë se vetë jeta është bërë nga algoritma*). Fluksi i informacionit është thelbësor për krijesat e gjalla. Nëse ne do të ndalonim transferimin e të dhënave, do të vdisnim, prandaj, pengimi i rrjedhjes së të dhënave është mëkati më i madh. Diçka e madhe po ndodh. Gjithësia nuk është gjë tjetër veçse një rrjedhë të dhënash. Të gjitha sipërmarrjet e sotme janë bazë e Madhe e të Dhënave dhe ne jemi algortitma biokimikë. Algoritmet elektronikë të së nesërmes do të deshifrojnë dhe tejkalojnë algoritmet biokimikë.Sot po diskutohet për modele të rrjedhës së të dhënave që mund të analizohen duke përdorur të njëjtat koncepte dhe mjete. Ky përpunim të dhënash do ta tejkalojë trurin njerëzor duke e shndërruar natyrën e jetës. Kjo dogmë shkencore e sotme po e ndryshon botën me shpejtësi të papërfytyrueshme. Komunizmi dhe Kapitalizmi nuk janë sot ideologji kundërshtare por sisteme konkurruese. Kapitalizmi e fitoi Luftën e Ftohtë sepse pati një hop të madh në përpunimin e të Dhënave në mënyrë të shpërndarë, krahasuar me mënyrën e qendërzuar. Hapësira kibernetike po luan një rol kyç në jetën e sotme. Sovraniteti, kufijtë tokësorë dhe detarë, siguria në përgjithësi, rrejeti bankar dhe Ekonomia përbëhen menaxhohen nga grupe njerëzish studjues, politikanë ushtarakë që kanë lidhje me përpunimin e të dhënave. Përfytyroni se ç’ndodhi me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në ShBA! Teknologjia po ia kalon politikës. Inteligjenca artificiale dhe bioteknologjia sëshpejti mund të kontrollojnë ekonomitë dhe shoqëritë. Lenini, Hitleri, Mao, donin që të krijonin njeriun e Ri. Kurse sot njeriu i Ri po krijohet në Bioteknologji.

  1. Interneti i të gjithë sendeve dhe dukurive.

Dataizmi pretendon të na tregojë shumë më qartë se kush është e mira dhe kush është e liga, kush është e drejta dhe e gabuara. Në se do të krijohet një sistem i të dhënave, me më shumë të dhëna se sa qënia njerëzore, ky do të ishte sistem mbi Qënien Njerzore. Përfytyroni një tërësi të lidhur me internetin, në algoritme: kohë, hapësirë, truri, trupi, shtëpi, paisjet, frigoriferi, dyqani i bukës, dyqani i këpucës, shtrati bashkëshortor, restorantet, mjetet e transportit, mbledhjet dhe votimi politik, e gjithë jeta brenda lëvizjes së informacionit në lidhje dhe përpunim. Rritja ekonomike do të varet nga rrjedha e informacionit.  Regjistro, Ngarko dhe Shpërnda! Ashtu si kapitalistët që e besojnë dorën e tregut të lirë, ashtu dhe dataistët besojnë në dorën e padukshme të të Dhënave. Do të zëvëndësohen shoferët e taksive, guzhinierët, avokatët, muzikantët, poetët, nëpërmjet programeve kompjuterike superiore. Algortitmat e “google“ dhe “facebook” do ta dinë me saktësi se si ndihesh, por ata gjithashtu do të dinë edhe miliona gjëra të tjera që nuk të shkon në mend. Babilonasit mendonin se yjet kishin në dorë fatet e tyre. Më vonë në imagjinatën e njeriut u përfytyrua Zoti. Në këtë rrjedhë aqshekullore njerëzit u bënë burimi i të gjitha të vërtetave dhe gjithë domethënieve.

Njeriu triumfon me Dashurinë e tij të cilën nuk e kanë robotët apo e gjithë teknologjia e inteligjencës Artificiale. Sistemi kozmik i përpunimit të të Dhënave do të jetë Perëndi. Si do të jetë tregu i punës, familja apo ekologjia në vitin 2050, se çfarë sisteme ekonomike apo strukturash politike do ta dominojnë botën vallë!? Bota po ndryshon më shpejt se kurrë!

  1. Çfarë iu thotë dataizmi, qeverisë dhe studentëve në protestë

Dataizmi do t’u thotë studentëve… jo vetëm të Fizikës, Matematikës, Gjeografisë, Mjekësisë, Biokimisë, Biologjisë, Gjenetikës, Nanoteknologjisë, Inforamtikës, Gjeoinformatikës, Remote Sensing, Hartografisë,Arkitekturës, Përmirësimit racor të kafshëve, Ekonomistëve, Statistikës, IT, Mësuesisë, Drejtësisë etj, se nga rrjedha e të dhënave dhe bota ndjesore, jeta në përditshmëri, tregon se ata janë të varfër, të rrënuar nga ana ekonomike, shohim ëndërra me makthe, s’shohim as dritën e dukshme në spektrin elektromagnetik! Fijet e së shkuarës nuk po lënë të kapim fillin e së nesërmes! Qeveria njeh “like” = “pëlqime” po nuk i njeh të Dhënat dhe nuk di t’i përpunojë të dhënat jetësore dhe intelektuale të studentëve të së nesërmes. Shpërndarja e të dhënave është dhe cilësia e tyre janë në gradë shumë të ulët ! S’kemi kohë për dialog! Po dëgjojmë se ç;thonë Algoritmet! Nuk dëgjojmë partitë!

*) Profesor i Remote Sensing ne UPT te Tiranës.

*) Ky shkrim u përgatit në ndriçim prej librit më të fundit i Yuval Noah Harari, Homo Deus botuar nga BOTART.

*) Algoritm= Në matematikë dhe shkenca kompjuterike, një algoritëm është një specifikim i qartë se si të zgjidhen problemet. Algoritmet kryejnë llogaritjen, përpunimin e të dhënave dhe detyrat e arsyetimit të automatizuar.

*) Dogma= doktrinë ose një grup doktrinash lidhur me besimin ose moralin e deklaruar zyrtarisht.

SHKARKO APP