Degia e Katedrales ”Notre Dame”, ja çfarë parashikoi Nostradamus

”…Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës një Kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët”,-thuhet të ketë parashikuar Nostradamus.

Këto ishin fjalët me të cilat u shoqëruan një pjesë e mirë e lajmeve në mediat botërore. Profeti francez thuhet të ketë përshkruar në një letër 500 vjet më parë mënyrën se si do të digjej një pjesë e mirë e Katedrales më të vizituar në Europë.

”Notre Dame” vizitohej nga 14 milionë turistë çdo vit. Katerdralja u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Ajo u ndërtua në vitin 1267 si tempulli i parë i krishterë në Paris. Emri i saj do të thotë ”Zonja jonë” dhe i dedikohet Virgjëreshës Mari./ MSN

SHKARKO APP