Deklarata e çuditshme e Zuckerberg: Askush s’meriton të jetë miliarder

Mark Zuckerberg, i cili ka një pasuri me vlerë neto prej 66.6 miliardë dollarë dhe është personi i pestë më i pasur në botë, thotë se miliarderët nuk meritojnë të kenë kaq shumë para.

Shefi ekzekutiv i Facebook bëri komentet gjatë një livestream në Q&A Facebook me punonjësit.

Deklarata e Mark erdhi pasi u pyet mbi komentet e kandidatit për president Bernie Sanders se kaq shumë pasuri për një person nuk duhet të ekzistojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zuckerberg tha se ishte dakord me Sanders.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e kuptoj se nga vjen. Nuk e di sesa është limiti i parave që një person duhet të ketë, por askush nuk e meriton të ketë kaq shumë para,”-tha miliarderi.

Sanders njoftoi muajin e kaluar një plan për të taksuar familjet më të pasura të vendit, duke thënë se ai do të gjenerojë më shumë se 4 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme dhe do të zvogëlojë ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?