Del në shitje ndotësi i madh i ajrit në Maqedoni

Kombinati Jugohrom në Maqedoninë e Veriut ndërpret të gjitha punimet në drejtim të vënies së filtrave. Siç njoftuan drejtuesit e fabrikës, ata madje kanë refuzuar edhe kredinë e miratuar nga Banka Maqedonase për Zhvillim në lartësi prej 1.5 milion euro, që u dedikua për vënien e filtrave.

Qëllimi i refuzimit të kredisë së miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është se, kjo firmë, tanimë nuk mendon për zhvillimin e saj, gjegjësisht për vendosjen e filtrave por për diçka tjetër, nxjerrjen e saj në treg dhe kërkimin e një pronari të ri”, raporton Alsat-M.

Ngecjen e aktiviteteve për ndërtimin e filtrave e konfirmoi edhe kreu i Sindikatës së punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga organizata “EcoGuerilla”, këmbëngulin se para shitjes së kombinatit, drejtuesit e tij duhet të mbajnë përgjegjësi për shkeljet dhe ndotjen e ajrit që kanë shkaktuar, ndërkohë nga blerësit e ri, kërkojnë që fillimisht t’i plotësojnë standardet ekologjike, dhe pastaj të startojnë me punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?