Demalia: Trump u largua me turp si President, minutat e fundit fali 140 persona të akuzuar për krime politike dhe ekonomike

Donal Trump nuk është më president. Pasditen e kësaj të marte bëri betimin Presidenti i 46-të i amerikanëve, Joe Biden.

Analisti, Ilir Demalia, duke komentuar ceremoninë e lamtumirës së Trump për Rtv Ora ai thotë se u largua si një President i turpshëm.

Demalia: Trump u largua nga Uashingtoni në drejtim të Floridas, largimi i tij ishte një ceremoni e kapjes së mafies, pa pjesëmarrje fare, vetëm familje dhe disa njerëz të tij. Mbrëmë fali 140 persona, të përfshirë në krime politike dhe ekonomike.Trashëgimia e presidentit Trump nga analistët dhe vetë faktet u largua si një President i turpshëm.

Në fjalimn e tij, Trump u premtoi amerikanëve se do të kthehet shpejt. Por Demalia është i mendimit se epoka e tij ka përfunduar.

Demalia: Trump dhe të gjithë ata që ndjekin presidentin Trump janë njerëz delekuentë, jetojnë në fantazinë e tyre, në një botë jo reale. Partia Republikane do ti kthehet vlerave të saj, do të ketë probleme, do të ketë përçarje dhe mbështetësit e tij (Trump)do të bien. Familjarët e të arrestuarve godasin Trump se ai i nxiti dhe i la. Do të paguajnë burgun. Është një President që edhe në minutën e fundit nuk bëri një falje, edhe në largim tha se kam bërë të gjithë gjërat e mira. Është një njeri i sëmurë dhe këtë e thotë dhe mbesa e tij që është psikologe.

SHKARKO APP