Dënohen me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët që vranë avokatin grek
Një gjykatë në Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm tre shqiptarët që u shpallën fajtorë për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në tetor të 2017-ës.
Pas kërkesës së Prokurorisë për dënim shembullor, trupi gjykues mori vendimin për të dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Ibrahim Brahimai, i cili qëlloi mbi avokatin, si dhe 11 vite të tjera shtesë burgim.
Claudian Lekotsai, kreu i një bande kriminale që ka vepruar brenda burgut të sigurisë së lartë në Korydallos, dhe Olti Dulçe, një tjetër person i përfshirë në vrasje, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm.
Vicky Zafeiropoulou, e veja e avokatit, ndonëse shprehur vlerësim për gjykatën për dnëimin e dhënë, tha se “asgjë nuk do të ndryshojë për të dhe fëmijët e saj”.