Denoncimi në SPAK, Cakrani: Gjeni proklamatën origjinale të pavarësisë
SPAK ka marrë në dorë një denoncim aq të rrallë por edhe të rëndësishëm. Në pesë faqe kallëzim është kërkuar që të gjejë proklamatën origjinale të pavarësisë të firmosur më 28 nëntor 1912 si aktin themeltar të shtetit shqiptar.
Kjo është bërë publike ekskluzivisht në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në FJALA TV. Është fakt historik që proklamata orgjinale nuk ekziston dhe për këtë është debatuar dhe diskutuar shumë, por tashmë kjo çështje ka kaluar në dorën e institucionit më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare. Denoncuesi i saj është juristi dhe avokati i njohur Kujtim Cakrani i cili është njëkohësisht dhe pasardhësi i një prej firmëtarëve të pavarësisë Hajredin BEJ Cakrani. Denoncimi është dorëzuar më datën 1 shtator dhe pritet që brenda 15 ditëve SPAK të vendosë nëse do fillojë denoncimin ose jo.
Është e vërtetë se SPAK ka shumë punë para, por unë e bëra këtë kallzim penal për faktin se këtu fillon gjithë historia e shtetit shqiptar. Kjo është certifikata e shtetit shqiptar. Këtu janë hedhur themelet e shtetit shqiptar. 40 burra kanë firmosur që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur. Ky dokument sot mungon.
Mungon për faktin se shteti jonë, shteti shqiptar në këto 100 vite tregon që nuk ka pasur një seriozitet për ta ndërtuar atë, ashtu si këta burra bënë në 1912 dhe natyrisht është e pamundur, e palogjikshme që sot një shteti të mos i gjesh deklaratën e pavarësisë. Kjo mua më ka shtyrë që ta çoj në SPAK këtë çështje. Uroj që prokurorët atje ta marrin shumë seriozisht këtë kallëzim penal dhe të fillojnë hetimet që shqiptarëve kudo që janë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, në diasporë dhe kudo që janë tu japin deklaratën origjinale të pavarësisë me firmat e gjithë firmëtarëve sepse ajo është deklarat e të gjithë shqiptarëve dhe natyrisht ata kanë të drejtën e tyre që të shohin firmëtarët e tyre ose më saktë baballarët e kombit.
Pse pikërisht ju e bëtë këtë denoncim?
Unë jam pasardhës i Hajredin Bej Cakranit i cili është një nga firmëtarët por siç edhe ju e thatë është një nga personazhet kryesorë të shpalljes së pavarësisë dhe kam detyrimin moral, natyrisht kam dhe detyrimin ligjor që unë ta denoncoj këtë fakt.