Deputetët përleshen me njëri-tjetrin, qëllojnë me zorrë dhe mish derri (VIDEO)

Seanca parlamentare në Tajvan është shndërruar në një përplasje mes palëve. Deputetët e opozitës në Tajvan u hodhën kolegëve të tyre të mazhorancës zorrë e mish derri dhe u përplasën edhe fizikisht me ta.

Debati nisi pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA-ja.

Sipas saj, ky mish përmban raktopaminë, një lëndë e ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Europian pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve.

SHKARKO APP