Deputetët ”sfidojnë” Covid-19, foto pa maska sikur janë në tapet të kuq

Ishte lojë prekja e deputetëve me Covid-19? Edhe pas tre deputetëve të prekur, Elio Hysko, Ralf Gjoni dhe Enver Roshi, përsëri pjesëtarët e seancës së sotme plenare në Kuvend nuk janë sensibilizuar.

Në fotot e realizuara nga fotografi Agim Rama, janë parë shumë deputetë pa maska dhe duke bërë foto afër njëri-tjetrit duke mos respektuar asnjë masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë gjatë qëndrimit jashtë.

Ndërkohë që deputeti Selami Jenisheri, përsëri ka pasur me vete krehrin dhe çantën, por jo maskën, objektin më të domosdoshëm. Ditën e sotme kanë mbizotëruar ngjyrat verore si e verdhë, bojë qielli apo rozë. Nuk kanë munguar dizajnot me lule që përshtaten me stinën e nxehtë të verës.

SHKARKO APP