Deputeti i bën ftesë balerinës seksi: Hajde te partia ime, do të të bëj nën/kryetare direkt
Deputeti Kujtim Gjuzi duket se ka debolesë për femrat e reja dhe të pashme. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv”, gjatë hapësirës publicitare, Gjuzi i ka propozuar Alesia Bamit që t’i bashkohet partisë që ai drejton (PKKA). Sipas tij, ky propozim ka nga pas një arsye, që nuk lidhet aspak me bukurinë e modeles.
“E gjithë qeveria do të jetë poshtë moshës 33 vjeç. Në 2021 do ta lejë Partia Socialiste (pushtetin), s’ka ku shkon”-tha Gjuzi për moderatorin Edi Manushi. Risjellim në vëmendje se vetëm pak ditë më parë, deputeti ngacmoi në studio ish-missin Silvana Bushati, duke i thënë se ka “ballkon” të rrezikshëm.