Deri në fund të vitit, 5 institucione të Ministrisë së Financave do të “zhdukin” letrat! Vetëm 6 % e shërbimeve në sportele

Pesë institucione të rëndësishme të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që nga fillimi i vitit i janë bashkuar procesit të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës e-Albania.

Gjatë një takimi me përfaqesues të këtyre institucioneve në Rajonet e Vlorës dhe Fierit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, theksoi se punonjësit e këtyre institucioneve orientojnë dhe asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e rradhëve të pritjes.

Ministrja vlerësoi se ky “revolucion digjital” ka dhënë rezultate të dukshme në dy muajt e parë të implementimit, sidomos në eleminimin e rradhëve në sportele.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ministrisë së Financave, janë regjistruar mbi 320,000 përdorime nga biznesi të shërbimeve elektronike për periudhën Janar-Shkurt 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konkretisht nga 1 Janari 2020 ofrohen në total 194 shërbime online, nga të cilat?

-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 11 shërbime

-Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, 8 shërbime

-Instituti i Sigurimeve Shoqërore, 37 shërbime

-Shërbimi Kombëtar i Punësimit, 24 shërbime

-Qëndra Kombëtare e Biznesit , 114 shërbime

Sipas ministrisë së Financave, deri në fund të vitit 2020 vetëm 6 % e totalit të shërbimeve që ofrohen nga institucionet në varësi të MFE, do të merren pranë sporteleve të institucioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?