Dhuna dhe shoqëria e dhunshme !
Nga Nora Malaj –
“Një shoqëri e cila toleron dhunën, ajo në fakt është edhe pjesë e saj. “
Sërisht , dhuna në familje qendron në top list.
“200 raste të dhunës në familje janë regjistruar më shumë se viti paraardhës gjatë 2019. Nga 4600 raste të denoncuara gjysma e tyre janë trajtuar me urdhër mbrojtje, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë konflikte çasti. Sipas avokatëve në 2019 janë shtuar rastet e dhunës ndaj grave dhe ndaj prindërve.
200 raste më shumë të dhunës në familje janë evidentuar dhe trajtuar nga policia gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin paraardhës. Gjatë 2018 janë regjistruar 4411 padi në komisariatet e policisë, ndërsa gjatë vitit të shkuar u plotësuan 4629 raste.
Shifrat kokëforta tregojnë se : Gjatë vitit 2019 janë regjistruar 14 vrasje në familje, me 17 viktima, nga të cilat 12 gra, ndërsa u arrestuan 535 persona. Ndërkohë gjykata gjatë vitit të shkuar ka dhënë rreth 1 mijë urdhra mbrojtje.”
Kur lexon këto fakte të publikuara nga organet e policisë dhe gjyqësorit liston se ushtrimin e dhunës si kategoria e parë e zënë gratë dhe vajzat ( po flasim vetëm për atë fizike, se emocionalja ka shifra të frikshme) , në kategorinë e dytë listohen fëmijët, që janë të rrezikuar nga prindërit dhe nga grupimet shoqërore ku ata kalojnë kohën dhe aktivitetin ( ndërkohë që në mjediset shkollore bullizmi është kthyer si një mjetë ku të rinjtë dhunojnë njeri- tjetrit, shembujt ishin dy rastet e fundit të dy 13- vjecareve të shtruara ne reaminacionin e spitalit të fëmijeve , pasi kishin tentuar vetvrasjen për arsye të përbuzjes dhe fyerjes nga bashkëmoshatrët e tyre) , kategoria e tretë e prindërve pensionistë , të cilët kthehen ne viktima dhe dhunoheb nga fëmijët e tyre( tendencë e re e shfaqur vitet e fundit , pasi dikur për ne familja ishte e shenjtë)
Cfarë po ndodh me ne dhe shoqërinë ku po jetojmë???
Shifra të frikshme dhe realitete e situata që dëgjojmë edhe më të frikshme!
Shteti hesht, mekanizmat e mbrotjes nuk po prodhojne mbrojtje dhe nuk po ndryshojnë situatën dot, pasi janë të brishta dhe te paafta të përballen me realitetin.
Qeveria që fshihet pas raporteve të shifrave per rritjen dhe pjesëmarrjen e grave , ketu e aty, po pamja është tjetër e tabloja shfaqet ndryshe. Numrat nuk tregojnë të vërtetat e hidhura që shfaqen kur dhuna bëhet prezente dhe kryefjalë e ditës . E kjo ka arsye , se pari pushteti lokal na doli molla më e kalbur dhe mekanizmi më i paaftë , për të treguar që pushteti i sherbimeve në ndihmë të qytetarit , i ka humbur vula dhe nuk ka asnje fuqi dhe kod moral për të ndihmuar në parandalimin e këtij fenomeni vrastar , që është pasojë e kaosit që sot ekziston në vendin tonë.
Se dyti, drama social që sot po luhet në kurrizin e familjes , në këtë situatë kaotike që vendi po përjeton, sidomos të atyre më të varfrat , po rrit shkallën e prezencës së dhunës, duke e kthyer gruan ne qenien më vunerabël , si ajo që nuk punon , e cila nuk motivohet më për jetën, pasi edhe punët e shtëpisë , kjo punë e papaguar , që askush nuk ia njeh në familje dhe aq më keq në shoqëri, e bejnë të trajtohet si qenie inferiore dhe e pavlerë në mjedisin familjarë, ashtu edhe për atë që punon tërë ditën në arë e në punë të rënda , kur kthehet në shtëpi marrin barrën e detyrës së pashkruar , të vazhdimit të punës në shtëpi dhe shërbimeve të femijëve, pa marr vlerësimin , dashurinë dhe mirënjohjen për punët që kryen.
Së treti, pamundësia për të pasur shërbime të dedikuara i kthejnë kategorinë e të moshuarve , në viktima të dhunës së fëmijëve , duke abuzuar me prindërit dhe duke ushtruar dhunë, pasi kjo kategori nuk ka status, nuk ka ligj që t’i mbrojë dhe pesioni apo të ardhurat e tyre janë për mbijetesë!
Teksa përballemi si shoqëri me këto shifra të frikshme kuptojme se jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur..askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur. Ka dy zgjedhje në jetë: të pranosh situatat ashtu siç janë, apo të pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar.. Duhet të bëjmë sot atë që të gjithë do të bëjnë nesër.
Është puna e njerëzve të zgjuar, të parashikojnë fatkeqësinë para se ajo të vijë. Është puna e të guximshmëve për tu përballuar me fatkeqësinë, kur ajo vjen. Ka ardhur koha të bëhemi gardh kundra së keqes së madhe që po prodhon dhuna . Duhet të veprojmë tani!